Lajmi Fundit
prev next

film mbi koronavirusin pandemiaZyrtarisht është shpallur pandemi botërore. Dyqane, kafene, restorante, bare, gjithçka është detyruar të mbyllet. Popujt e gjithë botës janë detyruar të futen në karantinë nga ky armik i padukshëm. Bota ka ndaluar vrapin e saj. Kush do ta kishte besuar?! Në një botë ku për shumë njerëz shkenca ka zëvendësuar Zotin, ku e mira konsiderohet keqe dhe e keqja e mirë, çdo gjë që mund të shkundet, po tronditet nga themelet, në mënyrë që kombet të kuptojnë se janë vetëm njerëz.

Padyshim që po jetojmë në kohë të rrezikshme, kur krejt papritur të gjithë botën e ka zënë frika për të ardhmen. Jezusi foli për shqetësimet e kombeve, duke na paralajmëruar se njerëzit do të mpaken nga frika dhe nga pritja se çfarë do ta pllakosë botën. Pastaj Ai tha: “Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër”. Prandaj, sigurohuni që të besoni tek Zoti. Si të krishterë duhet të marrim kurajë dhe të çojmë dritën e Ungjillit tek ata që janë në errësirë.

Në kuadër të kësaj situate Ray Comfort sjell filmin “Pandemia”.

Si për ironi, në filmin e tij të fundit, personazhi i Tom Henks, iu lut Zotit për mbrojtje, kundër një armiku të padukshëm. Legjenda e Hollivudit, Tom Henks, dhe gruaja e tij, Rita Uillson, kanë njoftuar se kanë dalë pozitivë me koronavirus në Australi. Si për ta rënduar situatën Tom Henk vuan edhe nga diabeti i tipit B. Por për fat të mirë, ata e njohin fuqinë e lutjes. “Përpiqemi të bëjmë një jetë të mirë, të pastër dhe të shëndetshme.”, thonë ata. “Dhe lutja na ndihmon. Perëndia është pjesë e jetës tonë.”
Ndiqni teksa Tom Henks tregon për faktin sesi besimi ka fuqinë të na çlirojë nga frika ndaj vdekjes.

Ky film vjen në Tv 7 në datat dhe oraret e mëposhtme:

23 Mars – Ora 21:00

24 Mars – Ora 10:30 dhe 16.00

26 Mars – Ora 17:00

Tv 7 mund ta ndiqni online duke klikuar këtu. Ose në My Tring IPTV në kanalin 151, në platformën Kujtesa në kanalin 88 dhe Telealba në kanalin 177.

Lavdi Perëndisë që është e premte | Pashka 2020
Në postë mbërriti një letër nga koronavirus

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X