hugging-kids-closeAtëherë Pjetri iu afrua dhe tha: “Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?”. Jezusi i tha: “Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë. Mateu 18:21-22

Nuk e di nëse e mendon njësoj, por unë jam e lumtur që Perëndia nuk vendosi një limit  se sa herë Ai duhet të na falë neve. Pavarësisht se sa herë ne biem në  gabim, Ai vazhdon të tregojë dashurinë e  Tij për ne duke na falur dhe duke na mirëpritur sërish e sërish.  Por a nuk është e habitshme, sesa shumë  falje ne marrim prej Zotit dhe sërish ne dëshirojmë që të japim shumë pak falje për të tjerët?  Ne e pranojmë mëshirën falas e sërish është surprizuese se sa të ashpër, të prerë dhe pa mëshirë mund të sillemi ne kundrejt të tjerëve.

Thelbi është ky: Duke qenë se  se jemi njerëz që jemi falur kaq shumë herë, është e rëndësishme që të mësosh sesi të ndash të njëjtën falje me të tjerët. Ne nuk mund të jetojmë në një marrëdhënie të ngushtë me Zotin,  nëse mbartim brenda vetes sonë, hidhërim,  mëri apo nuk  e kemi falur dikë.  Këto janë pranga që do ta mbajnë të lidhur frymërisht dhe larg prej  më të mirës  që Zoti ka për jetën tonë.

Nëse ka njerëz që të kanë lënduar dhe është e vështirë për ty që t’i falësh, vetëm kujto të gjitha gjërat që Zoti të ka falur ty. Kur e sheh në këtë mënyrë, falja bëhet diçka shumë e lehtë për t’ia dhënë të tjerëve.  Hiri i Zotit na ndihmon që të bëjmë  lehtësisht gjëra që pa Të do të kishin qenë shumë të vështira.

Është koha për një ndryshim
Dashuria ndryshon gjithçka

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>