• Shkalla më e lartë e martesave midis studentëve në të njëjtin universitet në Britani, është në universitetin Durham, rreth 72 %.

 

  • Universiteti i Virxhinias ofron një klasë për Sigurinë Kompjuterike e cila quhet zyrtarisht “Mbrojtja kundër Arteve të Errëta”.

 

  • Ka një mace që viziton çdo ditë Universitetin e Augsburgut në Gjermani për të ofruar përqafime për studentët e stresuar. Pronari i maceve jeton aty afër dhe nuk i prish ekskursionet e saj të përditshme, dhe studentët e quajnë Semi, macja e kampusit.

 

  • Kur stafi i Universitetit të Shefilld pyeti 250 fëmijë, të gjithë raportuan se nuk u pëlqente klouni si dekor spitalor.

 

  • Në librarinë e universitetit të Oksfordit, ka një zile e cila nuk ka ndaluar së rëni prej 175 vite. Kërkuesit kanë frikë se nëse e hapin këtë zile, kjo do të shkatërronte eksperimentin për të parë se sa shumë mund të rezistojë kjo zile.

 

  • Pas vdekjes së djalit të tyre të vetëm në moshën 15 vjeçare, Leland Standford themeloi universitetin e Standford dhe i tha gruas së tij “Fëmijët e Kalifornisë, kanë për të qenë fëmijët tanë”.

 

  • Irani ka shkallën më të lartë të femravë në raport me meshkujt në universitet ndër të gjithë vendet. Më shumë se 70 % e studentëve të inxhinierisë dhe shkencave të natyrës janë femra.

 

  • Në universitetin e Giorgias, është ndërtuar një dhomë së cilës i është hequr ajri. Ajo është mbyllur në vitin 1940 për t’u hapur në vitin 8113. Kripta e Qytetërimit, përmban artifakte , që nga veprat letrare e deri tek artikuj të ndryshëm të përditshmërisë.

 

  • Në universitetin e Oksfordit janë arsimuar 26 kryeminstra.

 

  • Programet e universitetit Standford janë ndjekur nga 30 persona miliarderë, ndërsa në Cambridge, universiteti më i mirë i Mbretërisë së Bashkuar, mban rekord për të diplomuarit që kanë fituar më shumë cmime Nobël. Janë fituar 90 të tillë nga ish student të Cambridge.
Si të organizosh mendimet logjikisht
Rimëkëmbja

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X