Ja ku janë 7 fakte të mahnitshme apo të pazakonta rreth Biblës të cilat mund të mos i dish.

Libri i Isaias dhe Bibla

Tre gjuhë, 1.600 vite dhe 40 autorë

Arkeologjia dhe Bibla

Shtatë ndarjet e Biblës

Kapitulli më i gjatë në Bibël…

Libri i Isaias dhe Bibla

Ashtu siç Bibla ka 66 libra në të, Libri i Isaias ka 66 kapituj. Është interesante që 39 kapitujt e parë tregojnë më shumë për ligjin, dhe 27 kapitujt e fundit flasin më shumë për hirin. Disa teologë i ndajnë kapitujt kështu: Libri i Gjykimit (Kapitujt 1 – 39) dhe Libri i Qetësimit (Kapitujt 40 – 66). Kështu ndahet edhe Ungjilli: ligji për krenarin dhe hiri për të përulurin. Nuk është habi që Libri i Isaias ishte libri që Jezusi citoi më shumë.

Tre gjuhë, 1.600 vite dhe 40 autorë

Bibla është mahnitëse në vetvete. Por si mundën 40 autorë të ndryshëm që shkruajtën në një hapësirë prej 1.600 vitesh, shumë prej tyre nuk e njihnin njëri tjetrin dhe sërish të binin dakord në të gjitha fushat doktrinale? Për shembull, termi “do të jetoj prej besimit” nuk është një besim i Testamentit të Ri por është gjetur në të gjithë Biblën, ashtu si Abrahami i cili ishte drejtësuar me atë të besimit sepse i besoi Perëndisë dhe e dinte që Ai mund ta ringjallte Isakun. Ai ishte gati të sakrifikonte birin e tij për t’iu bindur Perëndisë.

Arkeologjia dhe Bibla

Nuk është se Bibla verifikon çfarë arkeologët dhe paleontologët kanë zbuluar. Është e kundërta. Gjetjet e arkeologëve dhe paleontologëve vazhdojnë të zbulojnë atë që është regjistruar ndërkohë në Bibël për mijëra vite. Arkeologjia nuk ka vërtetuar që Bibla është e vërtetë. Bibla dihet se është e vërtetë, dhe ajo që është zbuluar na tregon atë që tashmë e dimë. Bibla është e vërtetë; dhe atje ka evidenca empirike, të matshme, të verifikueshme, konkrete dhe objektive që renditen me atë që tashmë është regjistruar në Bibël. Ne nuk e besojmë Biblën për shkak të gjetjeve arkeologjike. Ne i besojmë gjetjet e arkeologëve për shkak të asaj që kemi lexuar deri më tani në Bibël.

Shtatë ndarjet e Biblës

Ka 7 ndarje madhore në Bibël. I pari vjen ligji (Zanafilla-Ligji i Përtërirë), pastaj historia (Jozueu – Ester), pastaj literatura poetike/e urtësisë (Jobi-Kantiku i Kantikëve), pastaj profetët e mëdhenj (Isaia – Daniel), pastaj profetët e vegjël (Osea – Malakia), pastaj Ungjijtë (Mateu – Gjoni), dhe në fund letrat e përgjithshme dhe pastorale ( 1 Korintasve – Juda). Edhe pse Libri i Veprave të Apostujve është historik dhe Libri i Zbulesës është profetik (si një histori e shkruar më parë në kohë), shumica e ndarjeve të mëdha të Biblës janë përbërë nga këto shtatë pjesë dalluese.

Kapitulli më i gjatë në Bibël

Psalmi 119 është më i gjati në Bibël. Ku është fokusi i tij? Është në Ligjin e Shenjtë të Perëndisë. Ne e dimë se askush nuk mund të shpëtohet duke mbajtur Ligjin, por kjo nuk do të thotë që mund ta injorojmë. Besimtarët duhet të luftojnë për t’iu bindur Dhjetë Urdhëresave. Ja pse ai thotë, “Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit. Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër” (Psalmi 119:1-2). Nëse ta njohësh dhe të luftosh për të jetuar sipas Ligjit të Perëndisë nuk do të ishte e rëndësishme, përse Zoti u sigurua që Psalmi 119 të ishte kapitulli më i gjatë në Bibël? Nuk ka asnjë rastësi në sovranitetin e Zotit.

Libri më i shitur i të gjitha kohërave

Asnjë libër nuk është lexuar më shumë, blerë më shumë, apo të jetë mbajtur gjallë më shumë se Bibla. Çdo minutë, më shumë se 50 Bibla shiten. Nuk ka pasur shitje më të mëdha ndonjëherë në të gjithë historinë e njerëzimit se sa shitja e Biblës, edhe është sërish libri më i lexuar dhe më i blerë në të gjitha kohërat.

Libri i Esterit

Libri i Esterit nuk e përmend Perëndinë asnjëherë, por sërish mund ta shohësh se Perëndia po punonte përmes Esterit për të shpëtuar Judenjtë. Kjo më bën të mendoj që edhe pse ne nuk shohim asnjë shenjë të Zotit që po punon në jetën tonë në një kohë të caktuar, kjo nuk do të thotë që ai nuk po punon në heshtje dhe i fshehur nga sytë njerëzorë pas skenave për ne. Heshtja e Perëndisë nuk do të thotë se Ai nuk është aty; vonesa e Tij nuk nënkupton mohim prej Tij.

Zoti ju bekoftë shumë,

Pastor Jack Wellman

5 çelësa se si të thyejmë skllavërinë nga mëkati në jetën tonë
Të rritesh në Krishtin

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X