A ke dëgjuar ndokënd të thotë, “ Diçka duhet të ndryshojë!” Ose ndoshta e ke thënë këtë vetë. Është e thjeshtë që të ndihesh kështu kur jeta  bëhet stresuese dhe je shumë  i ngarkuar- si në rastin kur axhenda është plot dhe ne jemi duke punuar shumë dhe kemi shumë gjëra për t’u përkushtuar. Pra, çfarë bëjmë ne kur jeta është jashtë kontrollit dhe ne kemi nevojë për një ndryshim? Në pjesën më të madhe të kohës ne ankohemi dhe themi se duam që të ndryshojmë, e prapë nuk bëjmë asgjë lidhur me këtë.

Ne e dimë se diçka duhet të ndryshojë por ne ngecim në një gjendje passive, duke pritur për dikë që të bëjë atë që na duhet të bëjmë.   Disa njerëz bëhen nervozë, disa kanë një mentalitet viktime dhe fajësojnë të tjerët për  rrëmujën që e kanë bërë vetë, disa depresionohen e disa të tjerë  thjesht ndjejnë keqardhje për veten.

Ajo çfarë ne duhet të bëjmë në të tilla raste është të ngrihemi me një vendosmëri që vjen nga Fryma e Shenjtë në ne dhe të deklarojmë, “Unë do të bëj atë që mundem për ta ndryshuar këtë!’ Si të Krishterë ne jemi partnerë me Zotin; kjo do të thotë që Ai ka pjesën e tij për të bërë, ne kemi pjesën tonë. Dhe e vërteta e thjeshtë është se nëse do të kemi vullnetin që të nisim të bëjmë gjërat që mundemi, Zoti do të bëjë edhe ato që ne nuk mundemi.

Lëre pas të shkuarën dhe fillo nga e para.

Isha në fund të tridhjetave kur sytë e mi u hapën drejt të vërtetës në Fjalën e Zotit, që më tregoi se unë nuk po jetoja jetën për të cilën Jezusi kishte vdekur në kryq për mua. Unë kisha një qëndrim shumë negative dhe isha për të ardhur keq në pjesën më të madhe të rasteve për shkak të abuzimit që kisha përjetuar përgjatë fëmijërisë sime.

Por ndërkohë që kaloja kohë duke lexuar Biblën, nisa të shoh se duhet të bëj diçka tjetër, përveçse të ankohesha për të shkuarën time. Unë kuptova se kisha nevojë për një ndryshim dhe se kisha nevojë për fuqinë e Fjalës së Zotit për të punuar brenda meje në mënyrë që të ndryshoja mënyrën sesi mendoja dhe sesi flisja dhe kështu mund të kisha një qëndrim të perëndishëm.  Ishte koha për një fillim të ri në jetën time!

Isaia 43:18-19 thotë, “Mos kujtoni më gjërat e kaluara, mos shqyrtoni më gjërat e lashta. Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju? Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara.”

Kjo më bëri të kuptoj se unë nuk mund t’i ktheja këto vite pas  që ishin mbushur me abuzim dhe t’i ndryshoja ato, por unë mund t’i largoja ato.  Zoti po bën diçka të re! Vër re se në shkrime Ai thotë” Unë po bëj diçka të re,” jo “unë do të bëj” ose “unë mund të bëj” ose “ndoshta do të bëj”. Zoti ka plane të mira për jetën tonë dhe Ai dëshiron që të bëj diçka të re përmes nesh sot. Por nëse ke ngecur në të shkuarën, duke menduar për gjëra të këqija që të kanë ndodhur apo për gjërat që je penduar dhe që nuk mund të bësh më asgjë për to, atëherë ti nuk do të shohësh atë që Zoti po punon tani.

Si ndryshojmë ne?

Tek Gjoni 15:5, Jezusi thotë: “Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.”

E dua shumë këtë shkrim sepse më kujton se Zoti nuk pret që unë të ndryshojë vetë. Ai është burimi i fuqisë dhe na jep hirin dhe forcën që na nevojitet për të bërë atë që është e drejtë dhe për të bërë ndryshime në jetën tonë.Ja se si ne bashkëpunojmë me Te, duke bërë atë që ne mundemi për të sjellë ndryshimin:

Ne dëgjojmë të vërtetën në Fjalën e Zotit dhe ne jemi të bindur ndaj saj. Është Fjala që na tregon neve se kush jemi dhe na tregon mëkatin në jetën tonë. Ne duhet që të kuptojmë se çfarë jemi duke bërë gabim përpara se të dimë se çfarë kemi nevojë të ndryshojmë dhe mënyrën se si ta bëjmë këtë.

Pastaj ne pendohemi për mëkatin tonë. Të pendohesh do të thotë se me të vërtetë të vjen keq dhe që të duash të largohesh prej tij.

Hapi tjetër është që të studiosh Fjalën në zonat ku ka nevojë për ndryshim.  Për shembull nëse unë kam një problem me zemërimin, unë duhet që të studioj  shkrimet për zemërimin  dhe për faljen. Përdore Fjalën njësoj si mjekim dhe merre atë ne zemrën  dhe mendjen tënde. Ka fuqi në fjalën e Zotit, për t’I sjellë ndryshim shpirtrave tanë!

Zoti do të shpërblejë!

Ndryshimi është një proces, e shpesh është një proces i gjatë.  Zakonisht nuk ndodh brenda natës, por nëse ne jemi të vendosur që t’i besojmë Zotit dhe t’i bindemi Fjalës së Tij, Ai do të jetë besnik për të na dhënë hirin dhe fuqinë që na nevojitet për të bërë atë që ne mund të bëjmë dhe për të përjetuar ndryshimet që Ai ka për ne. Çelësi është të fokusohemi tek Zoti dhe tek gjërat e mira. Mos ngec në të shkuarën tënde, duke u ankuar për gjëra që nuk mund t’i ndryshosh apo t’i kthesh.  Mbaj mend se Perëndia “është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë Atë” ( Hebrenjtë 11:6) Ai është  Zoti i drejtësisë dhe rikompensimit dhe Ai dëshiron që të japë ty dyfish bekim për telashet e tua ( shiko Isaia 61:7-8). Zoti të do ty! Kërkoje Atë dhe përjeto drejtësinë, paqen dhe gëzimin që Ai dëshiron që Ti të kesh sot.

Qetësohu dhe qesh
Falas keni marrë, falas jepni

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>