moyan-brenn-travel-pic1Një studim i ri ka zbuluar se një eksperiencë e bukur, për shembull disa ditë pushimi, sjellin më tepër lumturi sesa një celular i sapodalë në treg

Njerëzit përfytyrojnë se të mirat materiale janë shkak i lumturisë, por është mundësia për t’i pasur ato, ajo që na jep kënaqësi dhe lumturi në jetë. Tani psikologët kanë provuar se shpenzimi i parave për rroba firme ose pajisjet teknologjike më të fundit mund t’ju japë kënaqësi të madhe, por është eksperienca e përjetuar ajo që ju bën më të lumtur në koncept afatgjatë.

Një grup studimesh kanë zbuluar se edhe eksperiencat e pakëndshme, si humbja në pyll apo një ditë pushimi në kamp në një kohë me shi, janë më tepër të vlerësuara sesa pronësia materiale.
ketu mund te permendim gjithashtu  se paratë mund ta blejnë lumturinë deri në një kufi. Mund të duket logjike që një posedim fizik, si televizori më i fundit mund t’i bëjë njerëzit të lumtur në afat kohor të gjatë, sepse zgjat më shumë se një pushim i shpejtë.
Por kërkuesit e Universitetit Cornell në Ithaca, Nju Jork, zbuluan se e kundërta është e vërtetë, për shkak se ne i përshtatemi të resë dhe i marrim sendet për të mirëqena.
Gjërat e reja janë entuziazmuese dhe sjellin kënaqësi vetëm në fillim, ndërsa mësimi i një aftësie të re ose udhëtimi është më shpërblyes në përgjithësi.
Ndërsa mund të duket logjike që posedimi fizik si rrobat e reja mund t’i bëjnë njerëzit të kënaqur për një afat kohor të gjatë – sepse ato zgjasin më shumë sesa një pushim disaditor – kërkuesit zbuluan se kjo nuk është e vërtetë.
Parashikimi i eksperiencave të së ardhmes, si dhe sjellja në mendje e kohërave të shkuara, na bën të lumtur.
Në një eksperiment, njerëzve u kërkua të raportonin lumturinë e tyre pas blerjes së një produkti të ri apo shpenzimit të parave për një eksperiencë të re.
Fillimisht, nivelet e lumturisë ishin thuajse njëlloj, por me kalimin e kohës kënaqësia me produktet venitej, ndërsa kujtimet e eksperiencave që kishin pasur i bënin më të lumtur.
Eksperiencat e përbashkëta i lidhin njerëzit më shumë sesa të mirat materiale të përbashkëta, si për shembull një makinë e re që mund ta përdorë e gjithë familja.

Mund të mendoni se blerja e një celulari të modës së fundit mund të jetë një kujtim entuziast, por shkenca ka provuar se do të mbani mend më gjatë një eksperiencë jomateriale.

 

 

Ushqimet që nuk janë tamam ushqime
Gabimet më të zakonshme të prindërve

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>