Gjithë Shpresa ime është në Jezusin

Fal Zotit e djeshmja ka shkuar

Gjithë mëkatet më janë falur

Jam pastruar në gjakun e Tij…”

‘E Gjithë Shpresa ime’, është kënga që Crowder ka publikuar nga albumi i tij i fundit realizuar në bashkëpunim me Tauren Wells. Kjo është një këngë plotë shpresë tek i vetmi që mund të na jap lirinë e vërtetë nga çdo burg e skllavëri.

Crowder tregon: “Këtë vit, më ftuan në një festë të pazakontë, diçka të tillë nuk kisha përjetuar kurrë më parë. Në periudhën e turneut disa miq na ftuan në një festë të organizuar për një djalë plangprishës. Aty kishte shumë njerëz që nuk i njihja. Na kërkuan vetëm të merrnim kitarat dhe të luanim disa këngë akustike të gjithë së bashku.

Kjo festë ishte për Uilsonin. Ai kishte qenë në burg për 26 vite dhe tani po dilte nga burgu. Familja dhe miqtë ishin mbledhur për të festuar lirinë e tij dhe kjo ishte e pabesueshme. Sapo hyri tek dera të gjithë u gëzuan dhe fytyra e tij shkëlqente nga gëzimi, sepse këta janë të njëjtët miq dhe familjarë që e kishin njohur përpara se të hynte në burg që e kishin refuzuar, dhe tani përgjatë procesit të ndryshimit të tij, pasi ka njohur Jezusin, është ribashkuar me familjen, tani të gjithë janë mbledhur, miq të rinj dhe të vjetër. Të gjithë janë mbledhur për të festuar lirimin e Uilsonit.

Ne kënduam disa këngë së bashku dhe unë nuk kisha provuar më parë diçka aq të fuqishme. Kurrë nuk kisha dëgjuar njerëz që këndonin me kaq zemër, ata këndonin sikur çdo varg të kishte kuptim për ta. Ndaj ne realizuam këngën, Gjitha Shpresa ime dhe doja që të përcillte të njëjtën ndjesi si në atë moment. Vargu i dytë thotë, Nuk jam i huaj për burgun, nuk ka asnjë prej nesh që nuk mund të identifikohet më këtë situatë dhe të kuptojë se çfarë do të thotë të jetë në pranga, kur ne nuk po jetojmë në lirinë që na është dhënë përmes Krishtit. Kjo këngë është plot shpresë, sepse shpresa jonë është sakrifica e birit të Perëndisë. Ndërsa shikoj se si është përjetimi i lirisë fizike dua të përjetoj të njëjtën liri brenda meje. Prandaj gjithë shpresa ime është në Jezusin.”

 

Kërkoj dashurinë e vërtetë
I papërfunduar

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>