Lexo: Efesianët 4:29-31

Efekti Domino Xhoi po shikonte me tmerr motrën e tij të vogël teksa   ajo afrohej  tek  ndërtesa që ai kishte krijuar me domino. Ai kishte shpenzuar dy orë kohë për ta ndërtuar atë.  Teksa vraponte drejt saj, ai bërtiti “ Tea! Mos i prek ato!” Por ishte shumë vonë. Tea e shtyu dominon e parë dhe të gjitha të tjerat u rrëzuan me të shpejtë.  Tea u kënaq dhe po tundte krahët e saj të vogla.  Xhoi u inatos shumë dhe i tha “ Ti je shumë budallaçkë, Tea. Doja që ta regjistroja në video atë që kisha bërë. Tani ik që këtu!”

Fytyra e lumtur e Teas u zbeh. Ajo shkoi duke dënesur drejt dhomës tjetër.  Reksi, qeni i tyre, shkoi pas  saj duke tundur bishtin.  Kur Reksi po e lëpinte në fytyrë Tean, ajo e shtyu atë dhe i tha “ Qen budalla! Largohu prej këtej! “Pastaj Xhoi dëgjoi zërin e të ëmës teksa thoshte “ Nuk mund ta godasësh Reksin. Dhe nuk më pëlqen aspak ajo që dëgjova të dalë prej gojës sate.  Më duket se të duhet një pushim për të reflektuar .”

Shumë shpejt të qarat  dhe zëri i Teas, nuk u dëgjuan më nga dera e dhomës së saj të mbyllur. Xhoi i mblodhi grumbull dominotë e rëna dhe filloi që t’i vendoste  ato sërish sipas rendit të tyre të mëparshëm.  Ndërsa punonte, ai filloi të ndihej shumë keq për atë që i kishte thënë të motrës.  Pasi kaloi  ca kohë, ai e kishte mbaruar punën me dominotë. Dhe ai i foli motrës së tij “ Tea, eja.”  Tea po hynte ngadalë në dhomë.

Xhoi tregoi me gisht nga vendi ku kishte vendosur dominotë në formën e një fytyre që  buzëqesh dhe tha “ E ndërtova këtë për ty. Eja, mund të shtysh dominon e parë.”  Ndërsa nëna erdhi të shihte se ç’po bëhej, Tea pyeti “ Me të vërtetë?” Xhoi tundi kokën.  Shumë e lumtur Tea shtyu dominonë e parë dhe ata po shihnin sesi e gjithë dyshemeja u mbush me dominotë që binin mbi njëra-tjetrën.

Nëna tha mendueshëm “ E dini. Një domino që bie, shkakton që të bien të gjitha dominotë e tjera. Kështu ndodh edhe me njerëzit.  Për shembull, kur ne mërzitemi,  reagimet tona zakonisht ndikojnë tek më shumë sesa një njeri.” Teksa përkëdhelte qenin ajo shtoi “Apo krijesë

Xhoi po ngurronte dhe dukej se ishte shumë në siklet.  Ai pyeti “ Tea të tha se çfarë ndodhi përpara se ajo të gjuante Reksin, apo jo? Unë…. Ëh…. Kur u mërzita dhe i thashë gjëra të këqija Teas, e mërzita edhe atë.  Kështu ajo ja nxori inatin qenit. Ishte njësoj si tek efekti domino. Filloi nga mua, tek Tea e pastaj tek qeni.”

Nëna tha “ Po. Bibla na tregon se duhet të jemi të kujdesshëm për ato që i themi njëri-tjetrit. Fjalët tona duhet që të shërbejnë për të ndërtuar njëri-tjetrin dhe jo për t’i zhvlerësuar apo lënduar ata. “ Xhoi mërmëriti : “Më fal. Ti je shumë e mirë , Tea.”  Reksi erdhi dhe Xhoi buzëqeshi i kënaqur kur Tea tha “ Ti je një qen i mirë Reksi. Je një qen shumë i mirë.”

A je i kujdesshëm për gjërat që thua? Ajo çfarë i thua  dikujt mund të ndikojë mënyrën sesi ai i trajton njerëzit e tjerë.  Përpiqu që ti thuash diçka të këndshme dikujt sot dhe pastaj  vër re nëse mënyra sesi ke folur është transmetuar tek dikush tjetër.  Gjej kënaqësi teksa e bën këtë duke e ditur se Zoti është i kënaqur, kur ju i  trajtoni mirë të tjerët.

 

 

Përdor fjalët për të ndërtuar të tjerët!

Një pako e bukur
Zhgënjimet

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>