musicMuzika ekziston në çdo kulturë. Foshnjat kanë aftësi të shkëlqyera muzikore, që nuk mund të shpjegohen dot, me anë të përvojës së mësimit.  Nënat gjithandej nëpër botë, u këndojnë foshnjave të tyre sepse e dine,  që ata e kuptojnë dhe ndjejnë muzikën.  Duket se muzika është pjesë e trashëgimisë sonë biologjike.

Një pyetje mjaft interesante do të ishte “ A i jep formë të dëgjuarit  muzikë trurit njerëzor?”

Mendohet  se po!  Disa vite më parë studiuesit kanë raportuar atë çka quhet “Efekti    Mozart”.  U vu re, se studentët e kolegjit,  të cilët dëgjuan për 10 minuta Mozartin  patën rezultat  më të mirë në testet mbi kohën dhe hapësirën.  Ky është një efekt i mrekullueshëm edhe pse  nuk zgjat shumë kohë.

Muzika të siguron një shoqëri të mirë.  Shumë prej personaliteteve të shquara kanë   shprehur një marrëdhënie të ngushtë me muzikën.  Einstein ka thënë “ Nëse nuk do isha fizikant, do të kisha qenë patjetër muzikant.” Le të shohim disa nga përfitimet që mund të gëzojmë, nëse dëgjojmë muzikë.

 Muzika të bën më të lumtur. Kërkimet tregojnë se nëse dëgjon muzikën që të pëlqen, truri lëshon dopaminë, një  neurotrasmetues që na lejon të ndihemi  më mirë.  Pjesëmarrësit në këtë studim, janë vendosur të dëgjojnë muzikën e tyre të parapëlqyer. U vu re,  se u çliruan nivele të larta të dopaminës.  Dopamina,  shkaktoi  që pjesëmarrësit të kishin përjetime si lumturia, ngazëllimi dhe  gëzimi.

Muzika ul stresin dhe ndihmon të jemi të shëndetshëm.  Pianisti dhe kompozitori amerikan Billi Joel, ka thënë “  Unë mendoj se muzika në vetvete është shëruese. Është një forcë shprehëse shpërthyese,  e njerëzimit. Është diçka prej së cilës jemi të gjithë të prekur. Pavarësisht se nga cila kulturë vijmë. “ Nëse dëgjon muzikën që pëlqen, kjo ndikon në uljen e  nivelit të hormonit të  lidhur me stresin, kortizolit.  Madje idealja do të ishte nëse luani në një instrument muzikor, pasi mendohet se kjo ndikon në rritjen e imunitetit të trupit. Për të qenë të qetë dhe të shëndetshëm, përgjatë një dite të ngarkuar emocionalisht, ndizni radion dhe  dëgjoni muzikë.  Këndoni dhe ndiqni ritmin e muzikës dhe do të ndiheni shumë më mirë.

Muzika qetëson pacientët përpara se të futen në sallën e operacionit.  Kërkimet kanë treguar se dëgjimi i  një pjese muzikore qetësuese, ndihmon në uljen e ankthit. Kjo shmang përdorimin e medikamenteve qetësuese, që shkaktojnë tek pacientët përgjumje dhe ndjesi jo të këndshme.

Muzika redukton dhembjen.  Kërkimet në  Universitetin e Drexel-it, në Filadelfia  kanë treguar se  terapia muzikore e redukton më tepër dhembjen,  sesa trajtimet e tjera standarde,  tek  pacientët që vuajnë nga kanceri apo  nga sëmundje të tjera. Por, duhet bërë kujdes me pjesët muzikore që zgjidhen. Është mirë të jenë pjesë klasike, muzikë meditative, ose këngë që i zgjedhin vetë pacientët.

Pra në fund vlen të theksojmë, se do të ishte shumë mirë, që ta bënim muzikën pjesë të jetës sonë. Mos e lejo ritmin e ditës tënde të të largoj nga disa minuta relaksimi, që janë jetësore për mirëqenien tënde fizike dhe emocionale. Bëje muzikën miken tënde , ndize radion më shpesh dhe na ndiq, do të ndihmojë të jesh më i lumtur.

Leximi
Durimi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>