E di që ti mundesh t’më shpëtosh
përmes zjarrit me dorën Tënde të fuqishme
por edhe sikur të mos e bësh
Shpresa ime je vetëm Ti…”

MercyMe-Lifer-Featured-Image

Shpesh ne kemi këtë pritshmëri  nga Zoti se ai do të përgjigjet sipas asaj që presim. Po sikur Ai të mos e bëjë, a do të largohemi të zhgënjyer prej tij?

Bart Millard i grupit MercyMe po kalonte një ditë vërtetë sfiduese ndërsa përballej me sëmundjen kronike të djalit të tij. Shpesh artisti shkruan nga përvojat e tij jetësore. E tillë është dhe kënga Even If (Edhe sikur) që po promovon albumin e tyre të radhës, Lifer.

Bart tregon për mesazhin e kësaj kënge:  “Kënga është shumë e veçantë për mua. Isha i përlotur kur shkrova vargjet e saj, u përlota kur e regjistrova në studio, pastaj u përlota kur e dëgjova për herë të parë. Djali im Sem që është 15 vjeç, është diabetik që prej moshës dy vjeçare. Kur je prindi i një fëmije me sëmundje kronike, përballesh me vështirësi që nuk largohen ndonjëherë.  Ka plot ditë të mira, por dhe ditë ku ndihesh sikur ke nevojë për një pushim, por thjesht nuk është e mundur.

Isha duke kaluar një ditë të keqe dhe isha me një mikun tonë të shtrenjtë, Tim Timmons. Po punonim mbi diçka së bashku, kur unë fillova të zbrazesha dhe t’i tregoja se pse dita që po kaloja ishte dita më e vështirë. Isha kaq i lodhur nga kjo sëmundje kronike dhe thjesht po e ndaja zemrën time me të.

I tregova se dëshiroja shumë të isha si Shadraku Meshaku dhe Abednego që të arrij të them sikur vetëm një herë, ‘E di që Perëndia mund të më çliroj por dhe nëse nuk e bën ai sërish është i denjë për lavdërim. Nuk do t’i përulem askujt tjetër.’ Ndonjëherë dua të jem i tillë. Në këto momente Tim ishte në piano dhe po buzëqeshte ndërsa luante në piano. Ndërkohë ai kishte shkruar gjërat që unë po i thosha. Më dërgoi një refren që kishte shkruar vite më parë me Kristël Luis dhe ua shtoi këtë frazave që po tregoja atë mëngjes në shtëpinë e tij. Isha shumë i prekur, mendova duhet medoemos ta mbaroja këtë këngë.

Kënga është një kujtesë për njerëzit në vështirësi, që ndihen sikur nuk do ta kalojnë kurrë këtë situatë. Perëndia është i denjë madje dhe para se këto rrethana të shfaqeshin në jetën tonë. Në të vërtetë ajo që Krishti ka bërë në kryq është e vetmja gjë që na duhet për t’i kaluar këto rrethana. Ndonjëherë vendosim kushte, ‘Zot nëse e bën këtë do të dua më shumë, por nëse nuk e bën do të dua më pak.’ Nuk ka të bëjë me këtë, është një themel i ndërtuar kohë përpara se vështirësitë të vinin. Kjo këngë është për të na kujtuar se, ‘Zot nëse ti hesht dhe në errësirën time kurrë nuk thua asnjë fjalë, Ti je i  denjë për lavdërimin tonë dhe ti je shpresa ime më e madhe dhe nëse asgjë nuk ndryshon.’ Kjo është një këngë adhurimi, e di që Zoti do të veproj, por edhe nëse nuk e bën Ai është shpresa ime e vetme.”

 

7 Këngët e Reja të Pashkës 2017
Shpirti im

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>