Përveç faktit që ecja nëpër male e pyje pastron mendjen tonë, trupin dhe shpirtin, shkencëtarët kanë zbuluar një fakt tjetër që tregon se ecja ndryshon shumë edhe trurin tonë, e ky ndryshim është për mirë, sigurisht.


Ecja në natyrë mund të largojë mendimet negative

40091-1_nPërveç ndjenjave pothuajse të menjëhershme, që ecja të bënë të qetë dhe të falë kënaqësi ajo gjithashtu mund të zvogëlojë “ripërtypjen”. Shpeshherë e gjejmë vetën të mbushur me ide negative, që na zhdukin gëzimin dhe momentet e mira duke na çuar në depresion dhe ankthe të këqija. Por, një studim i fundit nga Akademia Kombëtare e Shkencave, ka zbuluar se ecja në natyrë ul këto mendime negative. Hulumtuesit krahasuan njerëzit të cilët ecin nëpër natyrë dhe njerëzit që ecin në vende urbane, dhe zbuluan se 90% e njerëzve që ecin në natyrë kanë raportuar nivele të ulëta të gjërave negative, ndërkaq njerëzit që ecin në mjedisin urban nuk e kanë raportuar këtë rënie. Hulumtuesit vënë në dukje se shtimi i urbanizimit lidhet ngushtë me rritjen e rasteve të depresionit dhe sëmundjeve të tjera mendore.

Ecja, duke u shkëputur nga teknologjia rrit mënyrën e zgjidhjes së problemeve

woman-hiker-EagleCreekTrail-Oregon-lalunablue77-FlickrNjë studim i kryer nga psikologët Ruth Ann Atchley dhe David L. Devijuar, kanë zbuluar se problemet mund të largohen duke iu shmangur teknologjisë dhe duke iu afruar natyrës. Pjesëmarrësit e këtij studimi kaluan 4 ditë në male, duke mos iu lejuar fare të përdorin teknologjinë, dhe 50% e tyre arritën që të gjejnë mënyra për ta luftuar depresionin dhe problemet. Hulumtuesit e këtij studimi vënë gjithashtu në dukje se teknologjia dhe zhurma në vendet urbane, janë tepër shqetësuese dhe na pengon për tu përqendruar në gjërat funksionale.

Ecja në natyrë ëshë një ushtrim i madh, dhe rrit fuqitë e trurit

walking-nature-150629Tashmë e dimë se ushtrimet janë fantastikë për shëndetin tonë. Ecja është një mënyrë shumë e mirë për të djegur 400 deri 700 kalori në orë. Kjo është testuar nga njerëzit të cilët ushtrojnë jashtë, dhe gjasat janë më të mëdha që këta njerëz të kenë më shumë në funksion trurin. Hulumtuesit nga Universiteti i British Columbia, kanë gjetur se ushtrimet aerobike rrisin volumin e një pjese të trurit. Ushtrimet e tilla jo vetëm që përmirësojnë humbjen e kujtesës por edhe parandalojnë atë. Shumë njerëz marrim ilaçe të ndryshme për t’i luftuar këto sëmundje, por nuk e dinë se zgjidhja më e mirë mund të jetë ecja në natyrë.

Si mund të filloni ecjet?

nature-walkPër fat të mirë,  ecja është një nga sportet më të lehta dhe më të lira që sjellin përfitime pozitive për tërë familjen tuaj, duke përfshirë këtu edhe gjyshet. Filloni me ecje të vogla për t’i testuar aftësitë. Çdo ushtrim që e bëni jashtë është i mirë për shëndetin tuaj. Rekomandohet t’i fikni celularët dhe çdo teknologji që e keni dhe të dilni të ecni e të vraponi në natyrë. Sigurohuni që të mbathni këpucë të rehatshme, një kapelë dhe një shishe me ujë, dhe gjithashtu veshje sa më të lehtë për tu mos u komplikuar dhe rënduar. Në këtë mënyrë jo vetëm që ushtroheni por edhe qetësoheni.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit
Mos u ankoni

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>