Lexo: Luka 2:1-20

E njëjta histori

Mësuesja e  Anës, e shkollës të së dielës tha “  Pra, kishte në të njëjtin vend barinj që jetonin jashtë nëpër fusha dhe ruanin bagëtinë e tyre.” Zëri i zonjës  Mirela filloi të zbehej, ndërsa Ana ëndërronte me sy hapur për biçikletën e re që po priste të merrte për Krishtlindje.  Ajo  po mendonte “Mezi po pres. E di që nuk do të mund ta ngas, sepse ka akoma borë nëpër rrugë por…” Ana e uli Biblën e hapur në prehrin e saj.  Nuk është se ajo nuk e pëlqente historinë e Krishtlindjes. Por ajo e dinte këtë histori shumë mirë.

Ana ndërkohë mendonte  “ Mund ta jepja mësim vetë këtë pjesë. Javën e kaluar  kam dëgjuar të njëjtën histori në klubin e Biblës, e lexova në gazetën e shkollës të  dielën dhe e kam parë që e kanë aktruar në televizion.  Tani po e dëgjoj sërish dhe me shumë mundësi Pastor Agimi do ta lexoj përgjatë shërbesës së kishës.” Ndërkohë që zonja  Mirela po fliste, Ana po vazhdonte të ëndërronte për një biçikletë të re.

Pasi mbaroi mësimi, Ana, po ecte bashkë me Xhinën drejt hollit të kishës. Xhina kishte filluar të vinte në kishë, kohët e fundit.  Xhina thirri “Uau, kjo historia e Krishtlindjes është me të vërtetë e bukur”  Ana e pa e habitur dhe e pyeti  “ Nuk e ke dëgjuar më përpara? Unë e kam dëgjuar me qindra herë.” Xhina tha “ E kam dëgjuar shpesh, por unë  nuk kam qenë e Krishterë atëherë  dhe nuk i kushtoja  shumë vëmendje kuptimit të saj.  Por tani… vetëm mendoje pak, Ana! Jezusi erdhi në tokë për ty dhe për mua! Fytyra e Xhinës ishte e gjallë dhe e gëzuar.  “ Kjo histori më bën të kujtohem se Zoti na do pafundësisht, përndryshe ai nuk do të kishte dërguar Birin e  Tij të vetëm këtu në tokë , për të na shpëtuar!”

Ndërkohë që Ana po ulej, ajo po mendonte për atë çfarë kishte thënë Xhina.  “ Edhe unë gëzohesha sa herë që dëgjoja historinë e Krishtlindjes, por ka kaluar shumë kohë prej atëherë kur mendoja se sa shumë vlerë kishte për mua. Unë nuk duhet ta marr për të mirëqenë, ashtu siç bëj.  Ana, e hapi Biblën, tek historia e Krishtlindjes.  Ajo vendosi “Do ta lexoj vetë ndërkohë që pres që të filloj shërbesa. Këtë herë do ta imagjinoj me mendjen time sesi duhet të ketë qenë për Jezusin që të vinte në tokë. Nëse ai nuk do të kishte ardhur, mua nuk do të më ishin falur mëkatet.”

 A ke pasur ndonjëherë qëndrimin “Unë e kam dëgjuar më parë këtë” kur dëgjon mësime mbi kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes?  A e merr për të mirëqenë lindjen e Jezusit, sepse e ke dëgjuar gjithë ato herë?  Historia e Betlehemit me shumë mundësi është shumë e njohur për ty, por duhet gjithashtu që të jesh mirënjohës çdo herë që e dëgjon.  Nëse Jezusi nuk do të kishe ardhur, ti nuk do të kishe pasur një Shpëtues. Lexoje edhe njëherë Shkrimin. Mendo me të vërtetë për këtë gjë të  mrekullueshme që ka ndodhur kohë më parë dhe falëndero Zotin për të.

Ji falënderues për lindjen e Jezusit!

 

Pyetje jashtë lëndës
Pastroni!

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>