“So beautiful
Lord I give You everything
Anything You want from me
Take my past and my future
I lay it at Your feet…”

Daniel Jobiah Bremnes (lindur më 11 Maj 1983), i njohur si Dan Bremnes, është një këngëtar i krishterë kanadez, por gjithashtu edhe kitarist dhe baterist. Lindi dhe u rrit në shtëpinë e  një pastori. Karriera e tij muzikore filloi në vitin 2010, me albumin e tij “Your strength”. Dhe më pas ka vazhduar me “Hear Your Voice” në 2012. Dhe pas këtyre, në vitin 2013 publikoi këngën “Light My Way”. Gjatë viti 2014, Dan publikoi këngën “Beautiful”, më të cilën edhe fitoi çmimin si këngëtari mashkull i vitit. Kënga “Beautiful” u publikua edhe në revistën Billboard, në listën e këngëve të krishtera. Në  lidhje me  këtë këngë ai shprehet se:

“Kënga “Beautiful”, është një këngë e veçantë për mua. Unë ja
m rritur në shtëpinë e një pastori. U rrita në kishë, dhe  dija gjithçka për Zotin. I dija të gjitha përgjigjet e të vërtetat e Zotit, por Zoti nuk më dukej shumë i vërtetë. Mbaj mend që kishte ditë kur thoja. Ok Zot, do të shërbej disa ditë të fundit apo jav
ë. Por, kurrë nuk e gjeta veten  në atë pikë, sa të ndihesha plotësisht i plotësuar.

 Kur isha 18 vjeç dhe kisha shumë pyetje  edhe frikë. Vendosa t’i çoja të gjitha para Zotit, dhe thashë: “Zot, do të jap ty çdo ditë, të shkuarën time, të tashmen dhe të ardhmen.” Dhe kur e bëra këtë gjë, Perëndia filloj të ndryshonte jetën time. Dhe dolën këto fjalë; Ti më ndryshove nga ai që isha. Ti me hape sytë. Tani mund të shoh, tani po e bën këtë  jetë kaq të bukur… Më pëlqen shumë ai varg që thotë:

 “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjithë gjërat u bënë të reja”. 2 e Korintasve 5:17

Dua, të them se, Perëndia i merr jetët tona ashtu siç janë dhe i bën ato më të bukura.”

 

 

Thirrje për gjithë baballarët
Këngëtarët e Krishterë në Eurovizion

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>