Shpesh mundësia e abortit është  interpretuar si zgjedhje dhe si arritje në fushën e të drejtave të gruas.  Por fatkeqësisht shoqëria njerëzore  në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka vendosur me ligj  të drejtën  e jetës për foshnjat e palindura që janë krejtësisht të pambrojtura.Si mundet një fetus të jetë një person . . .Një qënie njerëzore?

Prova Shkencore

Gjenetikani i shquar, Profesor Xherom LeXhun (Jerome LeJeune), me Master e Doktoraturë në Universitetin Rene Descartes të Fakultetit të Mjekësisë në Paris, thotë:

“Nëse një vezë e pllenuar nuk është në vetvete një qenie e plotë njerëzore, atëherë ajo nuk do mund të bëhej kurrë njeri, sepse përndryshe do të duhej që diçka t’i shtohej, dhe ne e dimë që një gjë e tillë nuk ndodh.”

Prova Mjekësore

Betimi i Hipokratit, është një kod vlerash etike që ka drejtuar profesionin e mjekut që prej kohërave të lashta. Që prej vitit 400 para K, ky betimi thotë . . .

“Qëndrimi im do të jetë për të mirën e pacientëve,në përputhje me aftësinë dhe gjykimin tim, e jo për të lënduar apo bërë ndonjë gjë të gabuar. Nuk do t’i jap asnjë medikament vdekjeprurës askujt, edhe nëse këtë ma kërkojnë ta bëj, e as do këshilloj ndokënd që të veprojë ashtu, dhe veçanërisht, nuk kam për ta ndihmuar një grua që të abortojë.”

Prova Biblike

Qenia person e fëmijës së palindur, demonstrohet qartë nga Gjon Pagëzori i cili “kërceu nga gëzimi” ndërkohë që ishte ende në barkun e të ëmës. Një person ka ndjenja; një “grumbull indesh” nuk ka ndjenja. Perëndia është i përfshirë në mënyrë aktive, që në pikën më të hershme të zhvillimit të një personi, përpara se i palinduri të marrë pamjen e një foshnjeje.

 “Po, ti ke formuar të përbrendshmet e mia, ti më

ke endur në barkun e nënës sime . . . Në librin

tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua,

megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.”

(Psalmi 139:13–14, 16)

Cila është rrënja e shkakut të vendimeve të gabuara?

Besim i gabuar: “Aborti është një procedurë e thjeshtë, e caktuar për të larguar një masë indesh nga trupi i një nëne, e gruaja duhet të ketë të drejtën të vendosë për atë që ndodh me trupin e saj.” Besim i duhur: Jeta e palindur ende përbrenda një gruaje shtatzënë, është një qenie unike dhe e ndarë prej gruas, e krijuar nga Perëndia në momentin e ngjizjes. Gruaja ka të drejta mbi jetën e saj, por nuk ka të drejtë të shkatërrojë një jetë të pafajshme. Çdo grua duhet të ketë të drejtën e kontrollit mbi trupin e saj, por gjatë shtatzënisë, ka . . .

— dy trupa të ndryshëm

— dy rrahje të ndryshme zemre

— dy modele të ndryshme valësh trunore

— dy kode të ndryshme gjenetike (ADN)

— shpesh, dy lloje të ndryshme gjaku

— shpesh dy sekse të ndryshme

Çdo grua duhet të ketë lirinë e zgjedhjes mbi jetëne saj, por jo lirinë për të shkatërruar jetën e njeriut që po zhvillohet brenda saj.

Sepse është Zoti, Ai që tha: “Unë të kam vënë përpara

jetës dhe vdekjes … zgjidh, pra, jetën që të mund të

jetoni ti dhe pasardhësit e tu.”(Ligji Përtërirë 30:19)

Cili është burimi shpresës?

Diamanti “Hope” (Shpresa), është diamanti më i madh me ngjyrë blu të errët në botë (me 45.52 karat) e nga shumë vetë konsiderohet si i paçmueshëm. Përbrenda trupit tënd, ti ke diçka të ngjashëm me diamantin Shpresa— ti ke një foshnje të veçantë, të paçmueshme e të palindur të ,projektuar nga Perëndia për një qëllim specifik. Jo vetëm që Perëndia ka një plan për jetën e foshnjës tënde, por ai ka edhe një plan të mbushur me shpresë për jetën tënde, shpresë e cila gjendet tek një marrëdhënie e sigurt me Perëndinë.

 “‘Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju’, thotë

Zoti, <<mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju

dhënë një të ardhme dhe një shpresë.”(Jeremia 29:11)

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në qender_keshillimi@yahoo.com, P.O.BOX 29 14 Tiranë

 

 

Jeto duke u kujdesur!
Jeta e njeriut fillon që në ngjizje

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>