Lexo:Efesianëve 5:14-17

celsa per femije ora 123

 Davidi ishte mërzitur. Miqtë e tij ishin në kampin e kishës, por atë e kishte zënë gripi dhe nuk mund të shkonte këtë vit. Tani ai po ndihej më mirë dhe seriozisht i M-Ë-R-Z-I-T-U-R! Motra e tij e vogël Emili iu lut: “Shiko filmin me mua! Të lutem!” Davidi i tha ndërsa i dha disa nga karamelet e tij, “Dakord, Emili, do shikoj një seri, por ti duhet të më premtosh që nuk do t’i tregosh askujt. Kurrë! Unë nuk dua që miqtë e mi të mendojnë që unë shikoj atë program.”. Emili i shpjegoi si njësoj si një guidë turistike duke e bërë Davidin të qeshë, “Shiko! Dora po shkon në Afrikë me vëllain e saj, Dritan! Afrika është larg. Ajo ka luan dhe majmunë!” Pasi mbaroi seria, Davidi shkoi në dhomën e tij. Ai mendoi, ‘fëmijët në kamp po kalojnë mirë ndërsa unë shikoj filma vizatimorë.’ Davidi dëgjoi një trokitje të lehtë në derën e tij, ndërsa shkoi të hapte derën thirri: “Emili, Elizabet Mari! Unë nuk dua . . .” Tek dera nuk ishte motra e tij, por gjeti një palë llastiqe të vendosura në tapet. Bashkë me të një shënim me nga Bibla. Lexo për një David tjetër dhe se çfarë bëri ai  kur ishte i mërzitur. Ai mendoi me vete se me siguri e ka lënë mami. Davidi mori Biblën e tij dhe lexoi historinë e njohur për besimin dhe guximin e Davidit tjetër.

Gjatë kohës kur ishte vetëm, ndërsa kujdesej për delet e babait, ai praktikoi aftësitë e tij për të bërë llastiqe që t’i mbronte delet e tij nga arinjtë dhe ujqërit. Ai nisi të  praktikonte e  të luante me harpën e tij. Ndoshta muzika i qetësonte delet. Kështu që ai u bë një ekspert me harpën kur luajti për mbretin Saul dhe një ekspert me llastiqet kur u përball me Goliathin. Davidi thirri ndërsa po zbriste shkallët dhe shikonte llastiqet që kishte lënë nëna e tij. Ai mezi priste që të provonte: “Hej, Emi. A do që të shkojmë të rrëzojmë me llastiqe ato kanoçet boshe poshtë lavamanit? Unë do të përdor një shënjues.” “Dakord, David,” u përgjigj Emili, kureshtare  por e gëzuar që  mund të ndihmonte vëllanë e saj më të madh. Davidi  kapi kitarën e tij që kishte qenë mbështetur në një cep për një muaj. Ai gjeti notat muzikore nga  grupi i të rinjve të  kishës së tij dhe i ra me gishtërinjtë e tij. Davidi i tha Emilisë kur ajo erdhi brenda me kanoçet e ujit të sodës: “Unë ndoshta nuk do të vras kurrë një gjigant ose të luaj për një mbret, por nuk do ta kaloj kohën time duke qarë që jam i mërzitur. Në qoftë se do, mund të dëgjosh këtë këngë dhe më pas të vish jashtë me mua. Ti mund të provosh llastiqet e mia. Unë do të ndihmoj.”

A mërzitesh me jetën tënde? A duket sikur nuk ke asgjë emocionuese ose interesante për të bërë? Dije se çdo moment që Perëndia të jep ty është i çmuar—kohët e qeta, ato të ngarkuara  dhe argëtuese. Si Davidi në Bibël, përdore kohën tënde me urtësi. Përgatitu tani për çdo gjë që Perëndia ka për ty në të ardhmen. Përdore gjithë kohën tënde në mënyrë përfituese, si  përmes të lexuarit, të luajturit, të punuarit, të shërbyerit ose duke  shërbyer, ndërsa zhvillon dhuntitë  që Perëndia të ka dhënë.

 

 

Përdore kohën me urtësi!

 

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI