Rëndësia  e të pasurit durim,  duhet kuptuar nga të gjithë ne. Me anë të durimit mund të arrijmë qëllime  shumë të rëndësishme  për jetën tonë.   Nëse durojmë  shmangim vendime të nxituara. Kur je i përfshirë në një situatë  të caktuar, shpesh dëgjon njerëz që të thonë se duhet të kesh durim.  Mendoni, përse ata në vend t’iu japin një zgjidhje, ju thonë të keni durim?  Në këtë  epokë moderne që po jetojmë,  shumë nga ne  bezdisen lehtësisht  edhe nga gjëra të vogla. Për shembull, nga trafiku i tepërt, nga zhurmat, nga e qara e një fëmije.  Por durimi, është një virtyt që të gjithë ne duhet ta kemi. Ai na bën njerëz më të mirë.

Durimi transformon marrëdhëniet. Ndonjëherë,  në marrëdhëniet tona ne vendosemi në pozicion mbrojtës. Ndonjëherë madje,  edhe irritohemi dhe mund të lëndojmë të tjerët.  Ka raste kur nuk e kuptojmë rëndësinë e durimit dhe kështu marrim vendime të nxituara.  Sa herë që ndihesh sikur po të sulmojnë, përpiqu të marrësh kohë dhe të mendosh edhe për cilësitë e mira të këtij personi.

Durimi të ndihmon të jesh i dhembshur. Të kesh dhembshuri ndaj të tjerëve është shumë e rëndësishme, nëse do të  kesh një jetë pa probleme të mëdha.  Nëse ndihesh i acaruar sepse një foshnje qan, apo se një fëmijë ngre zërin shumë lart, duhet të punosh me durimin tënd. Durimi na ndihmon të kuptojmë njerëzit e tjerë dhe të jemi tolerantë. Ne duhet t’i pranojmë ata ashtu siç janë.

Durimi na ndihmon që të kemi një qëndrim pozitiv. Nëse gjërat nuk janë duke shkuar ashtu siç do, mos u dekurajo. Fillo të mësosh të kesh durim.  Që jeta të bëhet më e lumtur, duhet parë në një dritë pozitive. E që të jesh kaq pozitiv, patjetër që duhet të jesh i duruar.

Durimi të bën më të shëndetshëm. Inati dhe stresi janë dy  shkaktarë që mjaftojnë për të shkatërruar shëndetin e dikujt.  Dhe durimi është kundër përgjigjja për këto dy sëmundje.  Nëse  mënjanon stresin dhe je i lumtur, je gjithashtu edhe më i shëndetshëm.

 Si përfundim, vlen të  përmendim një shprehje, nga një autor siç është Robert H. Schuller “ Mos e pri kurrë një pemë në një kohë stuhie. Mos e merr kurrë një vendim negativ, në kohë të vështira. Mos  vendos për gjërat e tua më të rëndësishmë, kur ndihesh keq.  Prit. Ki durim.  Stuhia do të kalojë. Pranvera do të duket sërish.”

 

Efektet psikologjike të muzikës
Efektet emocionale të ngjyrave

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>