Lexo: Filipianëve 4:11-13

 

Pjetri mori një tas me kokoshka të ngrohta me gjalpë dhe e pa të motrën i ngrysur. Ai urdhëroi: “Çohu nga karrigia ime, Megi!” Megi u ankua: “Ti gjithmonë ulesh pranë dritares.” Pjetri këmbënguli: “Unë dua të ulem këtu për një ndryshim. Ai është vendi im”: por Megi thjesht i nxori gjuhën.“Baba! Bëj që Megi të çohet nga karrigia ime!”u ankua Pjetri ndërsa ai  tërhoqi krahun e motrës së tij. Babai tha: “Karriget nuk kanë emër në to. Thjesht ulu atje, Pjetër, kështu që të gjithë mund të shijojmë kokoshkat.” Akoma duke murmuritur, Pjetëri u bind. Ata ishin duke përtypur dhe pirë ngadalë gotat me limonadën e freskët të shtrydhur të nënës. Babai tha kur vuri re se Pjetri vazhdoi të shihte me inat motrën e tij: “Tani që kujtoj  ju po ziheshit për karriget dhe dje. Por natën e kaluar unë mendova se Pjetri ishte ulur në karrigen që Megi e quante të sajën, apo jo?” Megi vetëm ngriti supet dhe Pjetri tundi kokën i turpëruar. Nëna buzëqeshi dhe tha: “Unë mendoj që ka ardhur koha  fëmijë  të mësoni të merrni një limon e bëni një limonadë.” Pjetri u vrenjt dhe pyeti.“Ti do të thuash që nuk do ta bësh më për ne?” Babai qeshi dhe tha: “Nëna po përdor thënien e vjetër, ‘Në qoftë se jeta të jep limona, bëni limonadë.” Babai ngriti syzet e tij. “Kjo limonatë e mirë që ne po shijojmë fillon si burim i limonave , po a u ul nëna përreth  duke u ankuar sesa të hidhur janë?” Pjetri u përgjigj: “Jo, ajo i shtrydhi ata dhe shtoi sheqer dhe nxori diçka të mirë prej tyre. “ Babai tha: “Dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë në jetë. Në vend që të ankohemi për sa ndodh, ne duhet të mësojmë—me ndihmën e Perëndisë—të nxjerrim më të mirën për çdo situatë. Apostulli Pal tha se ai ka mësuar që të jetë i gëzuar ‘në çdo gjendje’—ose situatë—në të cilën ai ishte. Ne duhet të mësojmë të bëjmë këtë gjithashtu.” Pjetri sugjeroj “Unë supozoj se Megi dhe unë duhet të jemi të kënaqu në çfarëdo karrige që jemi ulur.Dakord. Unë nuk e kam problem që të ulem këtu një herë në ca kohë. Është këndshëm dhe ngrohtë. Megi ra dakord: “Edhe mua më pëlqen aty gjithashtu por, është këndshëm të ulesh këtu afër dritares ndonjëherë. Nuk ka shumë rëndësi, apo jo Pjetër?  Nëna buzëqeshi: “ Tani si thoni për më shumë limonadë?”

A keni mësuar që të bëni limonadë në jetë—me ndihmën e Perëndisë, të nxirrni më të mirën në çdo situatë? Ose ankohesh kur gjërat nuk shkojnë në mënyrën që nuk merr atë që do? Herën tjetër që gjërat nuk ndodhin në mënyrën që shpresoje që do të ndodhnin, kënaqe Perëndinë duke parë për—dhe gjetur—diçka të mirë në atë që ndodhë. Çlirohu nga qëndrimi yt i hidhur dhe shijoje limonadën!

 

 

 Shiko të mirën në çdo situatë!

 

S’ka të krishterë jashtë shërbimit
Një mësues i mirë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>