Ne mund ti japim fund varferiseSipas Kombeve të Bashkuara, 17 Tetori i çdo viti shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim. Organizata të ndryshme jo qeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë Ditë duke u bërë thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në axhendën e tyre lufta kundër varfërisë të ketë prioritet.

Në 17 Tetor të vitit 1987, më shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë ekstreme , dhunës dhe urisë. Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbarë botën e shikonin 17 Tetorin si një ditë ku mund të rikujtonin përkushtimin e tyre për ti dhënë fund varfërisë. Dhe pse 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.

Janë të shumtë ata që luftojnë për t’i dhënë fund varfërisë, dhe një prej tyre mund të jesh edhe ti. Ne kemi intervistuar presidentin e shoqatës Bethel në Itali, Giovanbattista Bondesan, i cili që prej vitit 2011, me 60 filialet e Bethel, të shpërndara në 12 rajone, me bashkëpunimin e 900 vullnetarëve është kujdesur për rreth 2500 familje italiane në nevojë.

Mësoni më shumë për punën e tyre në Itali dhe së fundmi në Shqipëri. Shpresojmë që kjo intervistë t’ju frymëzojë dhe ju të bëni dicka për ti dhënë fund varfërisë.

 Intervista per Diten Nderkombetare per Zhdukjen e Varferise
Mirënjohja
Si të sfidojmë frikën nga dështimi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>