Dita Botërore Kundër Punësimit të Fëmijëve

12 qershori shënon ditën botërore kundër punësimit të fëmijëve. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e shpalli këtë ditë për herë të parë në 2002 si një mënyrë për të nxjerrë në pah gjendjen e këtyre fëmijëve. Ai ka për qëllim të shërbejë si një katalizator për rritjen e lëvizjes në mbarë botën kundër punësimit të fëmijëve.

Në botë mbi 215 milionë djem dhe vajza punojnë, ndërsa 115 milionë prej tyre janë të ekspozuar ndaj forcave më të këqija të punës.  Puna e fëmijëve vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për vendin tonë. Nisur nga të dhënat e një studimi të ILO dhe INSTAT është vlerësuar se në Shqipëri punojnë 54,000 fëmijë të moshës 5-17 vjeç dhe rreth  65.8 për qind e këtyre fëmijëve, punojnë në kushte pune jo të përshtatshme ose profesione të rrezikshme për moshën e tyre. Puna e tyre mund të jetë në rrugë, por shpesh mund të jetë edhe e fshehur nga sytë e publikut. Sipas këtij studimi, 30 për qind e tyre deklarojnë se detyrohen për të punuar nga familjet, të cilat janë në vështirësi ekonomike.

Shtresat e fëmijëve që preken sot nga puna e zezë janë pikërisht shtresat e fëmijëve romë. Këtë vit institucionet shtetërore kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese duke rritur ndërgjegjësimin mbi këtë fenomen dhe pasojave negative që ka në shoqëri. Por Organizata Botërore e Punës, ILO, sqaron se jo të gjitha punët që kryejnë fëmijët dhe adoleshentët duhen eliminuar. Pjesëmarrja e fëmijëve ose e adoleshentëve në punë që nuk ndikon në shëndetin dhe zhvillimin e tyre personal, ose që nuk ndërhyn në shkollimin e tyre, në përgjithësi konsiderohen si pozitive.

Kjo përfshin veprimtari të tilla si të ndihmosh prindërit rreth shtëpisë, të ndihmosh në një biznes familjar ose për të fituar para jashtë orëve të mësimit dhe gjatë pushimeve shkollore. Këto lloje aktivitetesh kontribuojnë në zhvillimin e fëmijëve dhe në mirëqenien e familjeve të tyre. Këto punë të lehta ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët në përgatitjen e tyre për të qenë anëtarë produktivë të shoqërisë gjatë jetës së tyre si të rritur.

Në programin Zgjohu Pozitiv kemi pasur të ftuar Mersila Ballo, përfaqësuese e organizatës CRCA në Shqipëri. CRCA është Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, e themeluar që në vitin 1997. Kjo organizatë ka si fokus promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri si dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna dhe abuzimi. E ftuara jona ka folur përgjatë një interviste për situatën e punësimit të fëmijëve në Shqipëri dhe për masat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren me fokus eliminimin e këtij fenomeni. Ju mund ta ndiqni intervistën në link-un e mëposhtëm.

 

 

 

6 arsye të gabuara për të cilat e kontrollojmë telefonin në mëngjes
Rreziku nga “Balena Blu”

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>