Dita Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit

Disave u pëlqen të lexojnë biografitë e njerëzve që kanë pasur më shumë ndikim në histori, si Martin Luther King ose Mahatma Ghandi. Disa të tjerë pëlqejnë romanet  që i drithërojnë, që nga mendimet e pasistemuara të Uliksit nga James Joyce deri te shumë të njohurat Kronikat e Narnias të C. S. Lewis.

Disa preferojnë klasikët, si “Krenari dhe Paragjykim” ose “Plaku dhe deti”. Por pavarësisht llojit të librit që të pëlqen më shumë, e vërteta e padiskutueshme është që bota nuk do të ishte e njëjtë pa librat. Librat na kanë edukuar dhe frymëzuar për mijëra vite, kështu që nuk duhet diskutuar që dita Botërore e Librit të jetë një ditë e shënuar.

Historia e Ditës Botërore të Librit

Librat nuk kanë qenë njësoj si duken sot me kapakët plot shkëlqim dhe të rrëshqitshëm. Kur u themelua sistemi i shkrimit në civilizimin e lashtë, mijëra vjet më parë, përdoreshin pllakat prej argjile. Më vonë, njerëzimi eci përpara duke përdorur papirusin. Dhe në shekullin III, kinezët ishin të parët që bënë diçka që i ngjason librave të sotëm që konsistonte në faqe me bambu të holla të qepura së bashku.

Pastaj, në mesin e shekullit XV, shtypshkronja e Johannes Gutenburg solli libra në epokën industriale, duke i bërë lehtësisht të arritshëm për këdo që donte t’i lexonte. Falë asaj shpikjeje gjeniale të gjithë mund të shijojnë punët e Shekspirit, Tolstoit dhe shumë të tjerëve në rehatinë  e shtëpive që kemi sot.

Dita Botërore e Librit u vendos në 23 Prill 1995, nga UNESCO. Lidhja mes datës dhe librave, isht bërë më parë në Spanjë në 1923, meqë kjo datë është edhe përvjetori i vdekjes së William Shakespeare dhe Inca Garcilaso de la Vega, kronist i shquar spanjoll.

Si ta festojmë Ditën Botërore të Librit

Mënyra më e mirë për të festuar Ditën Botërore të Librit do të ishte të gjenim kohën për të lexuar. A ke ndonjë libër që nuk po i shkon dot deri në fund? Sot është koha të zhytesh në divan apo të marrësh një batanije e të ulesh në oborr me një filxhan kafe ose çaj dhe të shijosh faqet e fundit të librit.

Nëse ke fëmijë, kjo do të ishte dita perfekte që tu mësoje atyre për kënaqësinë e leximit. Në botën e sotme, ne jemi shumë të mbytur me imazhe dhe video kështu që rrezikojmë vërtet të braktisim leximin tërësisht – sepse themi “Përse të lexoj librin kur mund të shoh filmin?”. Imagjinata është miku më i mirë i një fëmije, kështu që sigurohu të kontribuosh që ta mbash atë imagjinatë sa më aktive të jetë e mundur. Zgjidh një temë mbi të cilën fëmija yt është i interesuar, dhe shpenzo kohë nga kjo ditë duke eksploruar botën e mahnitshme të literaturës bashkë me fëmijën tënd!

Një mënyrë tjetër për të festuar këtë ditë do të ishte të mblidheshit së bashku me disa miq për të lexuar librin që doni më shumë. Të dëgjosh dikë teksa lexon me zë të lartë fjali që ti vetëm i ke murmuritur mund të të bëjë t’i shohësh ato në një mënyrë krejtësisht tjetër duke i shtuar ndjenja apo theks tjetër disa elementëve.

Për më tepër, interpretimet e ndryshme të një libri mund të hyjnë në punë për diskutime të gjalla rreth faktit se çfarë bëri një personazh e çfarë bëri tjetri. Në cilëndo mënyrë që zgjedh ta festosh  Ditën Botërore të Librit, sigurohu se ka për të qenë një eksperiencë edukative për ty dhe për ata që do.

Shkrimtari Alan Bennett ka thënë: “Një libër është një mjet për të ndezur imagjinatën.”

Lexo gjithashtu se si të krijosh kohë për të lexuar: http://radio-7.net/si-te-krijojme-kohe-per-te-lexuar/

 

Libri i Librave
Argëtim dhe Besim

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X