Dita Botërore e Kancerit është një ditë ndërkombëtare e shënuar më 4 Shkurt për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe mjekimin e tij. Dita Botërore e Kancerit u themelua nga Bashkimi për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit për të mbështetur qëllimet e Deklaratës Botërore të Kancerit, të shkruar në 2008-tën. Qëllimi kryesor i Ditës Botërore të Kancerit është që në mënyrë të konsiderueshme të reduktojë sëmundjen dhe vdekjen e shkaktuar nga kanceri deri në 2020.

Parandalimi i kancerit: 7 mënyra se si të ulni rrezikun

Ndërgjegjësohuni mbi parandalimin e kancerit duke bërë ndryshime si ushqyerja me një dietë të shëndetshme dhe duke bërë ekzaminime të rregullta.

Ajo që dihet për parandalimin  e kancerit po evolon akoma. Gjithsesi, pranohet që zhvillimi i kacerit ndikohen nga stili e jetës që bën. Merrni në konsideratë këto 7 këshilla për parandalimin  e kancerit.

  1. Mos pi duhan

Duke pirë çdo lloj duhani përplasesh me kancerin. Duhanpirja është e lidhur me tipe të ndryshëm kanceri – duke përfshirë kancerin e mushkërive, gojës, fytit, laringut, pankreasit, fshikëzës së urinës, qafës së mitrës dhe veshkave. Përtypja e duhanit lidhet me kancerin e kavitetit oral dhe pankreasit. Edhe nëse nuk përdor  duhan, duke u ekspozuar ndaj tymit të tij mund të rritet rreziku për kancer mushkrish.

Duke e shmangur duhanin – ose të vendosësh që të mos e përdorësh  – është nja nga vendimet më të shëndetshme që mund të bësh. Është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e parandalimit të kancerit. Nëse ke nevojë për ndihmë për ta lënë duhanin pyet doktorin rreth produkteve apo strategjive që të ndihmojnë të lësh duhanin.

  1. Ha shëndetshëm

Edhe pse të bësh zgjedhje të shëndetshme në një ushqimore dhe në kohën e vakteve nuk mund të garantojë parandalimin e kancerit, mund të të ndihmojë që të ulësh rrezikun. Merrni parasysh këto udhëzime:

Ha shumë fruta dhe perime. Bazoje dietën në fruta, perime dhe të tjera ushqime me origjinë bimore – siç janë drithërat dhe bishtajoret.

Shmang obezitetin. Ha më lehtë dhe më pak duke zgjeshur ushqime me pak kalori, që përfshirë sheqerna të rafinuara dhe yndyrë nga burime shtazore.

Nëse zgjedh të pish alkool, bëje me moderim. Rreziku nga tipa të ndryshëm kanceri – duke përfshirë kancerin e gjirit, zorrës së trashë, mushkërive, veshkave dhe mëlçisë – rritet me masën e alkoolit që ti pi dhe konsumin  e rregullt.

Limito mishin e përpunuar. Një raport nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin përmbledh se të hash shumë mish të përpunuar mund të rrisë ngadalë rrezikun për lloje të caktuara kanceri. Ndaj, gratë që mbajnë dietë mesdhetare duke shtuar vaj ulliri dhe fruta të thata mund të kenë një risk më të ulët të kancerit të gjirit. Dieta mesdhetare fokusohet më së shumti në ushqime me bazë bimore, siç janë frutat, perimet, drithërat, bishtajoret dhe frutat e thata. Njerëzit që mbajnë dietën mesdhetare zgjedhin yndyra të shëndetshme, si vaji i ullirit, gjalpë dhe peshk në vend të mishit të kuq.

  1. Mbaj një peshë të shëndetshme dhe ji fizikisht aktiv

Të mbash një peshë të shëndetshme ul rrezikun e tipave të ndryshëm të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, prostatës, mushkërive, zorrës së trashë dhe veshkës.

Edhe aktiviteti fizik ka rëndësi gjithashtu. Përveçse të ndihmon që të mbash nën kontroll peshën, vetë aktiviteti fizik mund të ulë rrezikun e kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë.

Të rriturit që marrin pjesë në çdo lloj aktiviteti fizik përfitojnë disa benefite shëndetësore. Por për benefitë të qëndrueshëm, mundohu që të bësh të paktën 150 min në javë aktivitet aerobik të moderuar ose 75 min në javë aerobi të vrullshme. Si një qëllim i përgjithshëm, përfshi 30 min aktivitet fizik në rutinën tënde të përditshme – dhe nëse mund të bësh më shumë, akoma me mirë.

  1. Ruaje veten nga dielli

Kanceri i lëkurës është një nga llojet më të zakonshme të kancerit – dhe një nga më të lehtit për tu parandaluar. Provo këto këshilla:

Shmang diellin e mesditës. Rri larg diellit në orarin 10:00 deri në 16:00 të pasdites, kur rrezet e diellit janë më të forta.

Qëndro në hije. Kur je jashtë, rri në hije sa më shumë të mundesh. Syzet e diellit dhe një kapele me strehë të ndihmojnë gjithashtu.

Mbulo zonat e ekspozuara. Vish rroba të gjera që ta mbulojnë sa më shumë të jetë e mundur lëkurën tënde. Kërko për ngjyra të zbehta, që e reflektojnë më shumë rrezatimin ultra violet sesa ngjyrat e tjera.

Mos u lyej shkel e shko me kremin e diellit. Përdor sasi të mëdha të kremit ndaj diellit kur je jashtë, dhe aplikoje shpesh.

Shmang solarin. Është po aq i dëmshëm sa edhe rrezatimi natyral i mesditës.

  1. Fito imunitet

Parandalimi i kancerit përfshin mbrojtjen nga infeksione të caktuara virale. Fol me doktorin tënd për imunizimin kundër:

Hepatiti B. Ai mund të rris rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive. Vaksina e Hepatitit B rekomandohet për të rriturit që kanë rrezik të lartë – siç janë ata që marrin drogëra në mënyra intravenoze, apo punonjësit në institucione shëndetësore dhe punonjësit e sigurisë publike të cilët mund të jetë të ekspozuar ndaj gjakut të infektuar apo rrjedhjeve të gjakut.

Papilomavirusi human. Ai është  një virus që transmetohet seksualisht dhe mund të shkaktoj kancer të qafës së mitrës apo lloj  tjetër kanceri gjenital. Vaksina për papilomaviruasin human rekomandohet për vajzat dhe djemtë të moshave 11 dhe 12 vjeçare. Gjithashtu edhe vajzave dhe djemve në moshën 26 vjeç apo më të rinj që nuk e kanë bërë vaksinën kur kanë qenë adoleshentë.

  1. Shmang sjelljet e rrezikshme

Një tjetër taktikë efektive e parandalimit të kancerit është shmangia e sjelljeve të rrezikshme që mund të çojnë në infeksione që, të cilat rrisin rrezikun për kancer. Për shembull:

Mos i ndani sendet personale. Duke i ndarë ato me një përdorues droge të infektuar mund të shkaktojë SIDA-n, po ashtu edhe hepatitin B dhe C – që rrisin rrezikun për kancerin e mushkërive. Nëse je i ndërgjegjshëm se po abuzon me drogërat, kërko ndihmë profesionale.

  1. Merr përkujdesje shëndetësore të rregullt

Ekzaminimi i rregullt i vetes për lloje të ndryshme kanceri – siç është kanceri i lëkurës, zorrës së trashë, qafës së mitrës dhe gjirit – mund të rrisë mundësitë për ta zbuluar kancerin shpejt, dhe kështu trajtimi ka më shumë shanse të jetë i suksesshëm. Pyet doktorin tënd për ekzaminimet më të mira të kancerit që mund të bësh.

Parandaloje kancerin duke filluar që sot. Sepse rezultatet zgjasin për gjithë jetën.

Çfarë duhet bërë nëse të zë gripi?
Ushqimet që të japin energji

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X