Në programin Weekend folëm për disa nga mënyrat që na ndihmojmë në rastet kur fillojmë të ndihemi sikur po na merret fryma nga pajisjet teknologjike, si mund të themi jo edhe kur mund të duket pak e veshtirë, apo si të menaxhojmë kohën tonë duke iu përkushtuar prioriteteve. Nëse nuk keni mundur të na dëgjoni, më poshtë mund të lexoni materialin të cilin kemi ndarë.
happiness-fulfillment-700x518

Disa mënyra për të thjeshtuar jetën

Një miku ynë po ndante një shqetësim të tij lidhur me mënyrën se si shoqëria materialiste është duke ndërhyrë dhe në jetët tona. Ai po tregonte se si bisedat to na sot, janë kthyer në biseda për modelin më të fundit të telefonit, për makinat më të mira, për gjërat materiale që kemi dhe për ato që duhet ti kemi, kur kemi harruar të flasim për marrëdhëniet, filozofinë, poezinë, dhe gjëra të tjera që ndërtojnë karakterin tonë dhe bëjnë marrëdhëniet tona më të forta. Më bëri të mendohesha ky diskutim, sepse në një farë mënyre e kemi ndërlikuar jetën ndaj duam të ndajmë me ju disa sugjerime praktike për të hequr dorë nga disa gjëra të panevojshme për të thjeshtuar jetën në aspekte të ndryshme të saj.

  1. Zbato rregullin një për një

Sa gjëra zotëroni? Nëse jeni nga ata që ju pëlqen të blini gjëra të reja, apo të keni sa më shumë, ndërkohë që keni krijuar një grumbull të madh gjërash të cilat qëndrojnë mbyllur në një depo sepse nuk kini vend ku ti çoni, nëse keni aq shumë gjëra sa nuk i mbani mend,  atëherë keni më shumë nga ç’duhet.

Të ndjekësh rregullin një për një do të thotë, që për çdo send, mjet që merrni, njërin ta dhuroni ose ta ripërdorni në një formë tjetër. Ka për t’ju thjeshtuar jetën.

technology_1350331040_460x460

  1. Ul numrin e pajisjeve teknologjike

Komunikimet tona sot, bëhen nëpërmjet rrjeteve sociale, aplikacioneve të ndryshme. Gjëra që na interesojnë i gjejmë në internet, filmat më të bukur i shohim me DVD…. dhe lista vazhdon. Nëse doni të keni një jetë më të thjeshtë: Bëni zgjedhje të vetëdijshme, që të mos jeni në një shtëpi ku çdo gjë që ju rrethon është teknologjia, TV, DVD player, ipad, ipod, lap top, , të gjitha këto pajisje do të vini re që do t’ju marrin nga koha që mund të kaloni me familjarët tuaj duke bërë aktivitete së bashku.

  1. Thyej varësitë

Jeta është shumë më e thjeshtë, kur heq dorë nga pornografia, duhani, pija, bastet, apo biletat e lotarisë, facebook apo çdo gjë që është kthyer në një varësi për ju.  Bëni një listë të atyre gjërave nga të cilat mendoni se keni krijuar varësi, lutuni  dhe gjeni një person që mund t’u mbaj përgjegjës ndërsa krijoni zakoni më të mira.

No more

  1. Mëso të thuash jo

Kjo është e vështire. Ne tundohemi të themi po gjithmonë ndaj një angazhimi. Por duhet të themi dhe jo për disa gjëra, në mënyrë që tu themi po të tjerëve: si koha me Zotin, me miqtë, të lexuarit apo të mësuarit, si dhe të pushuarit.

  1. Investo në një rreth të ngushtë miqësor

Në vend që të merrni pjesë në sa më shumë festa që të jetë e mundur dhe të takoheni me sa më shumë njerëz, krijoni një listë të atyre marrëdhënieve në të cilat doni të investoni, dhe fokusoni kohën dhe vëmendjen tuaj ndaj tyre.

Biseda do të jetë më e thellë. Do të qeshni lirisht dhe do të inkurajoheni. Në vend që të krijoni miqësi të shpejta se ashtu ju leverdis, më mirë ndërtoni marrëdhënie të forta që zgjasin sa vetë jeta.

  1. Shlyeni borxhet

Borxhet me siguri që na e ndërlikojnë jetën, sjellin dhe më shumë shqetësim në jetët tona. E dimë që situata ekonomike për shumë familje është e vështirë, por aq sa varet nga ju, përpiquni të jetoni pa borxhe, Hiq dorë nga borxhet, kartat e kreditit apo overdraftet që mund ti shmangni, mundohu të shkurtosh faturat e shpenzimeve.

  1. Hiq dorë nga ato gjëra që bëjnë të shpërdorosh kohën

Ka programe të ndryshme televizive që ju mbërthejnë pas ekranit, pa ndonjë dobi, thjesht për t’u marrë kohën, siç ka dhe nga ata që kalojnë orë pa fund para telefonave celularë thjesht duke e shpërdoruar. Përkundrazi nëse hiqni dorë nga këto gjëra do të mund të investoni në diçka që zgjat.

 

 

 

5 pyetje që duhet ti bësh vetes në fund të çdo dite
Si të jeni fqinj më i mirë?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>