Lexo: Romakëve 12:9-10; Hebrenjve 12:1-3

“Ke ndonjë gjë që të shqetëson, Brajan?” pyeti nëna ndërsa shtyu karrigen në vend pasi mbaroi darkën. “Ke qenë tejet i heshtur këtë mbrëmje.”

Brajani psherëtiu. “Unë dola i treti në garën e vrapimit sot,” tha ai. “Vitin e shkuar kam dalë gjithnjë i pari. Nuk e di çfarë po ndodh me mua.”

“Unë e di,” tha Stefania. “Je i shumë i shëndoshë.”

“Stefania!” tha babai me zë qortues. “Mos u trego e pasjellshme.”

“Po pse, kur është sjellë ndonjëherë mirë ajo?” pyeti Brajani me sarkazëm. Ai e pa shtrembër motrën e tij. “As ti nuk je e dobët,” shtoi ai.

“Mjaft tani!” tha nëna me qortim. “Që të dy gaboheni… dhe keni të drejtë.” Ajo psherëtiu. “Është gabim të thuash gjëra të pahijshme për dikë tjetër dhe, Stefania, nuk e kritikove me dashuri vëllanë tënd. Por, Brajan, është e vërtetë që ti ke shtuar disa kile dhe as vërejtja që i bëre motrës tënde nuk tingëlloi shumë këndshëm.”

“Epo, ajo më thotë gjithmonë gjëra të këqija,” tha Brajani duke mbrojtur veten e tij. “Shiko kush flet!” tha Stefania. “Vëllai më i keq në botë!”

“Mendoj se të dy ju keni probleme me sjelljen,” tha babai me ashpërsi. “Jezusi tha se ne duhet ta duam njëri-tjetrin, por unë nuk kam parë asnjë grimcë dashurie mes jush kohës e fundit.”

Të dy fëmijët heshtën, duke e ditur që babai kishte të drejtë. Babai pa Brajanin. “Bir, nëse do të dish të vërtetën, mendoj se duhet të pranosh që është mirë të biesh disa kile, apo jo?” Brajani mbeti pa fjalë, por pohoi me kokë.

Duke u kthyer nga e bija, babai tha: “Dhe, Stefania, ashtu si Brajani ka nevojë të bjerë disa

kile për të vrapuar më mirë, të dy ju keni nevojë të hiqni tej barrën e egoizmit e të ashpërsisë, dhe të mësoni të mendoni për të tjerët dhe ndjenjat e tyre. Një dietë falënderimesh dhe adhurimi do t’ju bënte mirë. Në fakt, do të na bënte mirë të gjithëve. “Po, e vërtetë. Le t’i futemi të gjithë dietës,” sugjeroi nëna. “Le të mbajmë dietë, dietë fizike dhe shpirtërore. Le të fillojmë tani duke thënë gjërat për të cilat jemi mirënjohës ndaj njëri-tjetrit.” Ajo ndaloi. “Kush dëshiron të fillojë i pari?” shtoi ajo.

Stefania dhe Brajani mbetën pa fjalë dhe hezituan. Më pas filluan të flisnin të dy njëkohësisht. Ata pushuan. Stefania filloi të flasë sërish. “Brajani është… ah… nxënës i mirë.”

Brajani qeshi dhe thirri: “Pikërisht këtë kisha ndërmend të thosha për ty!”

A e pengon garën tënde si i krishterë një frymë hidhërimi dhe rebelimi? Gjëra të tilla, si një gjuhë e mprehtë, egoizmi apo qëndrimi mosfalës sjellin rrëzim në jetën e një të krishteri. Çdo gjë që nuk të lejon ta kapërcesh mëkatin, t’i shërbesh Perëndisë apo të shfaqësh një sjellje prej të krishteri është një barrë që duhet ta heqësh. Shiko nëse ka gjëra në jetën tënde që të rëndojnë. Kërkoji Perëndisë t’i zëvendësojë ato me dashuri të pastër dhe me kujdesin ndaj të tjerëve.

Hiqi barrat që janë mëkat !

Mbaje Premtimin
Kujdes me hapat që hedh

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>