Lexo: Filipianëve 4:8-9; Kolosianëve 3:1-2boy-food-choice-120118

Kur Meti hapi derën, ai pa që nëna e tij po nxirrte nga furra biskota me copëza çokollate. Semi, vëllai i vogël i Metit thirri: “Sa të mira! Kanë një aromë kaq të këndshme! A mund të hamë një?”.

Nëna buzëqeshi dhe tha: “Sigurisht. Merrni të dy nga një gotë qumësht dhe nga dy biskota, para se të hamë së bashku në tavolinë.”.

Semi mori gotën e tij të qumështit dhe me zell mori edhe dy biskota, por Meti tundi kokën duke thënë: “Po përgatitem të vrapoj për një garë të rëndësishme, kështu që duhet të ha vetëm gjëra të shëndetshme. A mund të marr një banane?”.

Nëna pohoi duke thënë: “Patjetër që po.”. Kështu, Meti mori një banane në dhomën e ndenjes, ndezi televizorin dhe u rehatua në divan duke parë një emision.

Pak çaste më vonë nëna hyri në dhomën e ndenjes. Duke paeti: “Çfarë po shikon? Ajo që sapo dëgjova nuk më tingëlloi si diçka që duhet dëgjuar.”.

Meti vështroi i shqetësuar. Ai tha: “Është thjesht një emision televiziv i pasdites.

 Sapo të mbaroj bananen do ta fik televizorin dhe do të filloj detyrat e shtëpisë.”.

Nëna mbeti pa fjalë kur vazhdoi ta shihte emisionin edhe për pak çaste. Më pas ajo tha: “Ti nuk duhet ta ushqesh mendjen me këto lloj gjërash. Duhet ta fikësh televizorin, Meti.”.

Në një çast Meti e kundërshtoi duke i thënë: “Por do të shoh edhe pak. Nuk mendoj se do të më gjejë gjë.”.

Nëna tha: “Sot ti u tregove i kujdesshëm me përzgjedhjen e ushqimit, dhe kjo ishte mençuri. Nuk duhet ta ushqesh trupin me gjëra të pashëndetshme, por as mendje… madje as me gjënë më të vogël. Tani, fike televizorin.”.

Meti psherëtiu. “Mirë, por… ka ndonjë gjë po ndeza radion për të dëgjuar stacionin e qytetit? Loja jonë e volejbollit do të jetë sot.”

Nëna iu përgjigj duke i thënë: “Mund ta ndezësh.”. Ajo buzëqeshi dhe shtoi: “Asnjëherë mos e harro që ajo me të cilën e ushqen mendjen është më e rëndësishme se sa ajo me të cilën ushqen trupin. Ajo që ti dëgjon dhe mendon tregon llojin e personit që do të bëhesh.”. Meti pohoi me kokë, duke thënë: “Ne kishim për të mësuar një varg përmendësh që fliste pak a shumë për këtë, ndaj do të përpiqem të jem më i kujdesshëm me atë që shoh.”.

Po ti je i kujdesshëm me gjërat me të cilat e ushqen mendjen? Është mirë të kujdesesh për trupin dhe ta mbash të shëndetshëm atë. Është edhe më e rëndësishme të kujdesesh për mendjen. Programet televizive, faqet e internetit, filmat dhe librat, që përdor për të ushqyer mendjen, mund ta ndryshojë mënyrën se si jeton dhe mendon. Perëndia thotë se mendja duhet mbushur me gjëra që na inkurajojnë të jetojmë ashtu si Ai dëshiron.

Ushqeje mendjen me gjëra të mira!

Thjesht fëmijë
Mirësevini në Aventurat në Odise

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>