Lexo: Jeremia 1: 8-9; Jakobi 1:2-6

Pati, duke vendosur librat mbi tavolinë, pyeti mamanë: “A mund të qëndroj në shtëpi nesër?” Mamaja e habitur pyeti: “Të rrish në shtëpi? Mos je gjë sëmurë?”

Pati mohoi me kokë dhe vazhdoi: “Jo, por unë … unë kam një problem dhe nëse nuk shkoj në shkollë nesër nuk do të kem përse ta vrasë mendjen për të.” Mamaja priti që Pati të vazhdonte shpjegimin. “Kajla do që ta lejoj të kopjoj nga unë përgjigjet e provimit të matematikës nesër. Sigurisht që unë nuk do ta bëja këtë gjë por nuk dua që ajo të zemërohet me mua.”

Mamaja ngriti vetullat: “Pra ti mendon se nëse nuk shkon nesër në shkollë nuk do të të duhet të përballesh me faktin e pakëndshëm që ti tregosh shoqes tënde se të kopjosh në provim është e gabuar?” Pati tundi kokën gjithë shpresë. Pikërisht në atë moment, e vogla Sofi u zgjua nga gjumi dhe fillojë të qajë. “Do të shkosh ta marrësh pak motrën, të lutem”: tha mamaja.            

Pati nxitoi për tek dhoma e motrës dhe e mori atë në krahë. Sofi ndaloi së qari dhe iu përvodh motrës nga duart duke u përpjekur të  zbresë poshtë. “Je gati qw të mësosh të ecësh Sofi?” – pyeti Pati ndërsa po kthehej në kuzhinë. Ajo u përkul për ta lënë vogëlushen në dysheme.

Mamaja menjëherë i tha :“Pati mos e ul poshtë. Ajo mund të bjerë dhe të lëndohet.” Ndërkohë që Pati i dha një vështrim pyetës, mamaja i tha: “Ajo do të ecë kur të jetë pak më e madhe”.  Pati rrudhi vetullat dhe tha: “Por nëse nuk praktikon si do të mësojë ajo të ecë?” Mamaja buzëqeshi dhe tha: “Është e vërtetë. Ti e kupton që Sofi ka nevojë për praktikë që të mësojë të ecë dhe shpresoj që ta kuptosh që edhe ti vete ke nevojë të praktikosh diçka. Duhet të praktikosh të thuash atë që beson.”

 “Ti… ti do të thuash që t’i them Kajlës se të kopjosh është e gabuar. Është mashtrim.”- tha Pati. “Por… po sikur të them ndonjë gjë gabim dhe ta zemërojë atë?” Atëherë mamaja i tha: “Kërkoji Zotit të të ndihmojë dhe Ai do ta bëjë. Ndoshta Kajlës nuk do t’i pëlqejë por edhe nga kjo do të mësosh diçka. Do të bëhesh edhe më e fortë shpirtërisht ndërsa praktikon bërjen e gjerave të duhura dhe t’i tregosh të tjerëve qëndrimin tënd.” Ajo e përqafoi Patin dhe i sugjeroi: “Përse nuk i telefonon Kajlës tani dhe t’i thuash që nuk do ta ndihmosh të kopjojë   por do ta ndihmosh të studiojë?” Pati nguroi pak në fillim por pastaj vendosi: “Në rregull po e pyes nëse ka nevojë për ndihmë sonte.”

A janë gjerat që ju thoni dhe bëni në përputhje me atë që ju besoni? Kur një moshatar apo një shok klase iu kërkon të bëni diçka të gabuar a pranoni? Apo nguroni sepse nuk dini ç’të thoni? Besojini Zotit për ndihmë dhe tregojini qëndrimin tuaj. Kërkojini Atij mençuri dhe kurajë për t’u përballur me sfidat që ju kërkojnë t’iu përmbaheni parimeve të mbështetura në Fjalën e Tij, në Bibël. Pastaj, me ndihmën e Tij, qëndroni në atë që besoni.

    

Vini në praktikë atë që besoni!

Kufi për frikën
Përdore Dritën

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>