Lexo: Hebrenjëve 13:15-16;  Jakobi 2:14-1

Sheli u lut disa ditë para Falënderimeve: “. . . dhe të lutem ndihmo njerëzit në Misionin e Zonës Perëndimore, gjej mjaftueshëm njerëz që të ndihmojnë të shërbejnë në darkën e Falënderimeve.” Ajo mbaroi dhe tha amen, duke mbaruar devocionin e ditës së familjes. Nëna tha më vonë atë mbrëmje: “Kam qenë duke menduar. Ndoshta si familje mund të ndihmojmë si vullnetarë  në Misionin e Zonës Perëndimore këtë ditë Falënderimi.” Sheli thirrri “Çfarë! Unë nuk dua ta kaloj ditën e Falënderimit atje! Po darka jonë me gjelin e detit?” Nëna tha: “Unë mendoj se ne mund të shërbejmë gjithashtu. Le të mendojmë për këtë.” Sheli  murmuriti shumë e vrenjtur: “Do mendohem…”. Ajo u çua dhe pyeti: “Nënë meqë ne nuk kishim ëmbëlsirë për drekë, a mund të bëj një kek për më vonë këtë mbrëmje?” Nëna pyeti: “A mund të përgatisësh një kek me këto pak që ke? Nuk i kemi të gjitha gjërat që duhen.” “Po mundem,” e siguroi Sheli mamanë e saj  dhe me  padurim fillojë të punonte. lil-girl-cookingAjo përzjeu miellin, sheqerin dhe kripën. Ajo trazoi në vezë, vaj dhe qumësht. Më së fundi, ajo hodhi gjalpin në një tigan keku dhe e vendosi atë në sobë. Kur zilja tingëlloi për të treguar që keku u bë, Sheli e nxori nga soba. Ajo thirri: “Nënë, keku im është kaq . . . kaq i hollë! Ai nuk u ngrit!” Nëna erdhi të shikonte dhe tha: “Unë mendoj që duhet të kesh harruar pluhurin e pjekjes.” Sheli psherëtiu: “Keku nuk do jetë i mirë. Nëna ra dakord: “Jo.” Ajo dukej e zhytur në mendime. “Kjo më bën të mendoj për ty, zemër. Ka diçka që mungon në këtë kek gjithashtu dhe tek ti.” Ajo buzëqeshi me shprehjen e surprizuar në fytyrën e Shelit. Ajo shpjegoi: “Ti trazove përbërësit e kekut, por nuk përzjeve aty gjënë më të rëndësishme. Ti u lute për ndihmësa  në mision, por nuk je në gjendje të ndihmosh vetë.” Sheli ishte e befasuar dhe tha. “Unë nuk mendova për këtë.”Mami sugjeroi duke e përqafuar Shelin.” “Mendoje pak më shumë. Bibla thotë besimi pa vepra është i padobishëm si ky kek i pangrënshëm.” Mëngjesin e Falënderimeve, Sheli u hodh nga krevati. Si fillim unë nuk doja të shkoja të ndihmoja në mision, por tani jam e gëzuar që po shkojmë, mendoi ajo. Unë jam falënderuese për çdo gjë që Perëndia ka bërë për mua, kështu që nuk dua të jem si ai keku që bëra disa ditë më parë.

Sa falënderues je ti për bekimet e Perëndisë në jetën tënde? Falënderues mjaftueshëm saqë të lejosh atë që të përdori duart dhe këmbët e tua për të treguar dashurinë e Tij? Ndoshta nuk e ke mundësinë që të ndihmosh në një mision, por sikur të ndihmosh në shtëpi? Po sikur të jesh miqësor dhe i mirë me një nxënës të ri? Po sikur t’i dëshmosh një miku? Mos thuaj vetëm unë e dua Perëndinë; tregoje këtë gjë. Shijoje këtë ditë dhe shiko për mundësi për të treguar besimin tënd në Perëndinë duke e kënaqur atë në mënyrën sesi vepron çdo ditë.

          Tregoje besimin tënd përmes veprave!

 

Besimi në çfarë?
Lutje falenderimi

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>