crossPyes veten nëse mami do të bëhet sërish mirë,” mendoi Maria kur doli nga makina dhe ecte me hallën e xhaxhanë drejt kishës. Marian e kishin dërguar të qëndronte me ta derisa babai ta çonte nënën tek një mjek i veçantë në një qytet të largët. “Të gjithë thonë se Perëndia e di çfarë është mirë për ne, por unë nuk arrij ta kuptoj se si sëmundja e mamit është mirë për të tjerët!” Maria kapi dorën e hallës për t’u qetësuar.

“Shikoje atë dritaren, Maria,” tha hallë Laura duke treguar me gisht një dritare me xham të pistë. “Gjithnjë mahnitem nga aftësia e atij njeriu që e ka krijuar.”

Maria ngriti kokën, por nuk i bëri përshtypje: “Është thjesht një xham plot me copëza qelqi të zeza.”.

“Prit sa të futemi brenda, dhe më pas shiko sërish,” u përgjigj hallë Laura. “Atëherë më thuaj se çfarë mendon për të, mirë?” E hutuar, Maria pohoi me kokë.

Pasi u ulën, hallë Laura ngacmoi Marian. “Shiko!” murmuriti ajo, dhe Maria pa lart dritaren me xhamat me ngjyrë. Dukej shumë ndryshe nga kjo anë. Dielli shndriste përmes xhamit me ngjyrë, duke nxjerrë në pah një pikturë me fëmijë të mbledhur rreth Jezusit. Maria tundi kokën dhe u përpoq t’i buzëqeshte hallës së saj.

Kur ato po ngriheshin nga karrigia, në fund të shërbesës, hallë Laura tregoi sërish dritaren. “E di, ajo dritare duket ndryshe me diellin që shndrin përmes saj, dhe kjo më kujton jetën,” tha ajo. Hallë Laura u afrua t’i hidhte krahun Marias supeve dhe shtoi: “Nga pikëpamja jote, jeta duket e errët dhe e zymtë, veçanërisht kur je duke kaluar një periudhë të vështirë, siç është sëmundja e nënës tënde, nga pikëpamja e Perëndisë, të gjitha pjesët e vogla lidhen me njëra-tjetrën për të krijuar një pikturë të bukur.” Maria mori frymë thellë dhe murmuriti: “Sidoqoftë, kam shumë frikë.”.

Hallë Laura tha: “Të kuptoj, zemër, por ashtu si artisti e dinte se çfarë po bënte kur përdori çdo copë xhami, përfshirë të errëtat, ashtu edhe Perëndia e di se çfarë po bën. Në fakt, Ai është një artist edhe më i mirë sesa projektuesi i dritares. A mund t’i besosh Perëndisë se do të përdorë edhe kohët e vështira për të mirën tënde?”

Kur Maria i hodhi sytë nga dritarja, ajo vuri re se shkëlqimi i veçantë i copëzave të errëta i shtonte bukurinë pikturës. Ngadalë ajo tundi kokën dhe buzëqeshi lehtë. “Do të përpiqem, do të përpiqem vërtetë.”

Po ty a të duket jeta e zymtë dhe e mërzitshme? Mbase në familjen tënde dikush ka qenë sëmurë ose është larguar nga kjo jetë. Mbase prindërit e tu po ndahen, ose shoku yt i ngushtë po shpërngulet. Nëse ti do të mund t’i shihje gjërat si Perëndia, do të kuptoje se ka një arsye dhe një qëllim për gjërat e vështira. Ti mund të mos e kuptosh, por Perëndia po punon vërtet për më të mirën tënde. Beso që Ai do të bëjë diçka të bukur me jetën tënde.

Sërish i gjallë
A mund të jetë e drejtë e gabuara?

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>