Lexo: Mateu  2: 1-12

Emi kërceu nga prehri i nënës së saj dhe shkoi drejt e tek dhuratat e shndritshme që gjendeshin poshtë pemës së Krishtlindjes.

Nëna e saj e mori menjëherë prej andej dhe e solli edhe njëherë tek divani. Ajo I tha   “ Me ngadalë, vajzë!  Gjyshi do të na lexojë një histori.” Gjyshi nisi të lexojë historinë e njohur të Jezus Krishtit. Motra e Emit, Xhoana, buzëqeshi dhe e la  veten e saj të imagjinonte kur gjyshi lexonte për engjëjt, për barinjtë, e më pas për vizitën e burrave të urtë që sollën dhurata.

 

Xhoana mendoi “ Emit do t’i pëlqejë shumë kukulla e vogël që unë dhe Aroni blemë  për të.  Mezi pres që të shoh fytyrën e saj, teksa ajo hap dhuratat tona.” Gjyshi mbaroi leximin, ndërsa babai u lut, duke falënderuar Zotin për Shpëtuesin që erdhi për t’u dhënë jetë të përjetshme të gjithë atyre që besonin në Të. Dhe pastaj të gjithë shkuan të hapin dhuratat.

Duke vendosur dhuratën e motrës së saj të vogël përballë saj, në dysheme, Xhoana tha “ Kjo është për ty Emi! Hape zemër.”- i dha zemër Xhoana.  Emi dukej shumë e kënaqur, por me sa duket ajo nuk dinte se çfarë të bënte.  Ajo vetëm vazhdonte të tërhiqte kordelet.  Xhoana  ndërsa hoqi një prej fjongove tha “ Ja, bëhet kështu” Emi e mori kordelen dhe e futi në gojë.

Aroni mërmëriti “ Do t’i duhet e gjithë nata që ta hapë, ndërsa unë dua që të shoh a do t’i pëlqejë kukulla që kemi marrë” Kështu që Xhoana dhe Aroni nisën që t’i hapin dhuratat duke i grisur letrat mbështjellëse.

Xhoana tha teksa e vendoste kukullën në prehrin e Emit  “  A e sheh kukullën e bukur?

Emi e pa kukullën për një moment, pastaj e largoi atë dhe filloi të merrej me letrën mbështjellëse që xixëllonte. Ajo qeshte me zhurmën që bënte kjo letër plot ngjyra kur e prekte me gishtat e saj dhe i hidhte fjongot mbi kokën e saj.  Pastaj ajo u ngjit mbi kutinë bosh.  Aroni u ankua “ Ne i dhamë asaj një dhuratë vërtetë të bukur, ndërsa  ajo as e pëlqen fare. Ajo preferon më mirë që të luajë me letrën, se sa me kukullën. A mund ta besoni?

Gjyshi  komentoi “ Unë e shoh se ju fëmijë  jeni të mërzitur me reagimin e Emit ndaj dhuratës suaj. A mendoni se edhe Zoti ndihet po kaq i zhgënjyer në kohën e Krishtlindjes?”  Aroni dhe Xhoana e panë atë me habi.

Gjyshi u shpjegoi atyre : “Emi u mor me fjongot dhe letrat shkëlqyese, në vend që të merrej me dhuratën që ju i kishit blerë. Kështu ndodh edhe me njerëzit. Shpesh ata janë të zënë duke u marrë me dhuratat për Krishtlindje, duke blerë gjëra, duke gatuar dhe duke vendosur këngë për Krishtlindjen.  Por ata e injorojnë  tërësisht dhuratën e vërtetë  që është Jezusi dhe jeta e përjetshme që ai ofron.”

Fëmijët tundën kokën mendueshëm.

Çfarë kuptimi ka Krishtlindja për ty? A do të thotë festë dhe qejf, gatime për Krishtlindje dhe ushqim të mirë?  A do të thotë blerje dhe dhurata? A mendon për arsyen se përse Jezusi erdhi në tokë si një fëmijë? A e falënderon atë që të shpëtoi nga mëkatet e tua?  A e ke pranuar dhuratën më të mrekullueshme nga të gjithë të tjerat- jetën e përjetshme përmes Jezusit?  Nëse jo a nuk do të ishte më mirë që të mos merreshe më  me këto letra mbështjellëse dhe thjesht të besoje tek Jezusi sot?

Merr dhuratën e Zotit- jetën e përjetshme!

Zhgënjimet
Ati më i mirë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>