Në vitin 1976,  Zoti i foli  zemrës së Xhoisit duke i thënë   se ajo do të kishte një “shërbesë të gjerë për të mësuar të tjerët”, por ajo vetëm mund të imagjinonte se çfarë do të ndodhte  në katër dekadat e ardhshme.

Nga një studim biblik në dhomën e tyre… në disa stacione radiosh lokale… ndërsa tani ata  arrijnë një audiencë potenciale në dy të tretat e botës përmes programit  televiziv  “Shijoje jetën çdo ditë” . Dejv  dhe Xhois e kanë parë Zotin që të përdorë shërbesën e tyre për të sjellë ndihmë dhe  për të shëruar me miliona njerëz, duke  përfshirë këtu edhe misione që ata kanë ndërmarrë  aty ku njerëzit kanë nevojë, misione  që janë zgjeruar në të gjithë  globin.

Për një moment ata  ndalojnë për të rikujtuar  momentet kyçe të kësaj shërbese,  gjëra të  këndshme, se si filloi e gjitha dhe  gjërat e pabesueshme që Zoti ka bërë  përgjatë gjithë kësaj rruge.

40 vite shërbesë janë një kohë e gjatë. Si filloi e gjithë kjo?

Joyce: Epo, një ditë isha duke dëgjuar një kasetë e cila fliste për  një mësim.  Ky mësim zgjati 60 minuta dhe unë u mrekullova duke menduar se si dikush mund të  mësonte të tjerët për një orë, duke u mbështetur vetëm tek një varg dhe kjo ngacmoi interesin tim.

Kështu që në fund të këtij mësimi, teksa rregulloja shtratin dhe bëja punët e shtëpisë, ndjeva se Zoti vuri një dëshirë në zemrën time që unë t’u mësoja të tjerëve  Fjalën… dhe se unë do të shkoja në të gjithë botën për ta bërë këtë dhe kjo  ishte tërësisht qesharake.  Por me të vërtetë, me Zotin,  gjithçka është e mundur.

Cili ishte hapi juaj i parë pasi kuptove se Zoti po të thërriste në shërbesë?

Joyce: Unë fillova të bëj një studim bible dhe kështu nisi. Por unë nuk dija se si të drejtoja një studim bible, ndaj i kërkova ndihmë pastorit tim.  Ai më rekomandoi  që të nisja punën me biblën  e studimit Thompson Chain Reference Bible dhe ta filloja me librin e Gjonit.  Unë fillova me: Gjoni kapitulli i parë, vargu i parë.  Por me shumë mundësi nuk dukesha si dikush që do të ishte i aftë ta bënte siç duhet këtë punë, apo jo?

Dave: Jo, në fakt nuk dukej aspak kështu, por ti  gjithmonë ke pasur  dhuntinë për t’i mësuar të tjerët që prej fillimeve të tua.  E ndërsa Joyce  u mësonte të tjerëve, ajo mësonte përmes fjalës se si të rritej dhe se si  të përballej me problemet në jetën e saj.  Pastaj  ajo u tregonte e u mësonte  njerëzve gjërat me të cilat ishte përballur.

Joyce: Çdo të Martë në mbrëmje,  tek ne vinin 25 deri në 30 njerëz. Ata vinin gjithmonë, pavarësisht nëse ishte duke rënë  borë apo shi…. pavarësisht gjithçkaje, ata do të vinin.  Më vonë, një mikeshë më kërkoi që të nisja një studim biblik në shtëpinë e saj, të Mërkurën pasdite. Kështu që ne e vazhduam këtë studim bible për 5 vite.

Vazhdon...

40 vjet shërbesë: Shijoje Jetën me Joyce Meyer (vazhdim)

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>