A ke dëshirë dhe a je gati që të bëhesh një student i ecjes në dashuri? Nëse po, duhet të dish se kjo kërkon edukim dhe përkushtim.  Ne duhet që të ripërtërijmë mendjet tona dhe të kuptojmë se çfarë është dashuria.  Dashuria është e prekshme; nuk është thjesht diçka spirituale që nuk mund të shihet apo preket. Është e dukshme për të gjithë ata që janë në kontakt me të.  Dashuria është një vendim që ne marrim- një vendim për të trajtuar njerëzit në të njëjtën mënyrë që Jezusi i trajtoi ata.

Kur ne marrim  një përkushtim të vërtetë për të ecur në dashuri, zakonisht kjo shkakton një ndryshim të madh në jetën tonë. Shumë nga mënyrat tona- mendimet tona, bisedat tona, zakonet-duhet të ndryshojnë. Për  shembull  ne mund të jemi mësuar që të gjitha paratë që kemi mund t’i shpenzojmë  për veten dhe zbulojmë se nëse ecim në dashuri duhet të jemi të gatshëm që t’i shpenzojmë ato për të tjerët.

Dashuria do që të paguajë çmimin

Ecja në dashuri nuk vjen thjesht apo pa sakrifica personale. Sa herë që ne zgjedhim të duam dikë, kjo do të na kushtojë diçka- kohë, para,  përpjekje.  Kjo është arsyeja se përse  na është thënë që të bëjmë mirë llogaritë përpara se të ndërmarrim një përkushtim.

Tek 1Korintasit 14:1 thuhet, Kërkoni dashurinë dhe lypni me zemër të zjarrtë

Këtu, fjala të kërkosh do të thotë “të përpiqesh  për të arritur të kapësh diçka.”  Fjala të lypësh do të thotë “të përpiqesh për të gjetur apo për të zbuluar diçka”. Në fjalë të tjera, ne kemi nevojë që të shkojmë pas dashurisë me të gjithë qenien tonë dhe të veprojmë sikur nuk mund të jetojmë dot pa të.

Si të ushqejmë dëshirën për dashuri?

Ka  shkallë të ndryshme të dëshirës. Ne duam shumë gjëra në jetë, por janë vetëm disa gjëra që ne duam  aq shumë  sa që ne të kemi vullnetin të sakrifikojmë për to.  Nëse ti dhe unë duam që të mësojmë për dashurinë, ne duhet që ta studiojmë atë. Ne duhet të lexojmë libra mbi të, të dëgjojmë mësime mbi të, dhe të familjarizojmë veten tonë me gjithçka Jezusi dhe apostujt e tij kanë thënë mbi të.  Kërko për dashurinë në aksion.

Përpiqu që të gjesh dikë që  vepron në dashuri dhe studioje këtë individ. Shiko se si ai apo ajo menaxhon marrëdhëniet me njerëzit dhe situata të tendosura apo të vështira.  Vëzhgoni se si ata japin. Ekzaminoni frytet në jetën e tyre. Unë të inkurajoj që ta shohësh dashurinë se prioritet ne jetën tënde. Studio mbi të, kërkoje atë,  ndiqe atë dhe  kape atë, sepse Fjala e Zotit na thotë qartë dhe fortë se pa të nuk jemi asgjë.

Falas keni marrë, falas jepni
Nga radio në mision, 40 vjet shërbesë e Shijoje Jetën me Joyce Meyer

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>