Lexo:Veprat 17:22-30; 1 Gjonit 4:1-3

“E di?” Timi kërceu mbi sëndisjen e pasme të makinës. “Ne kemi një student të ardhur nga Kina. Emri i tij është Ming.

Nëna buzëqeshi. “Më duket interesante,” tha ajo. “Arrite të bisedoje me të?” Timi pohoi me kokë. “Ai është budist dhe deshi të dëgjonte për Perëndinë tim, kështu, unë i fola për Jezusin. Mingu mendonte se ishte besim interesant.” Timi heshti. “Por unë nuk dija çfarë të thosha për besimin e tij. A do të ishte e drejtë të thosha që edhe besimi i tij ishte i tillë?”

“A mendon se është mirë të adhurojmë perënditë e tjera?” pyeti nëna.

“Në fakt, jo,” u përgjigj Timi, “por nuk duhet ta kritikoj besimin e tij, apo jo? Mësuesja ime gjithmonë thotë se ne duhet të jemi tolerantë ndaj besimeve të të tjerëve. Ajo thotë se duhet t’i pranojnë dhe respektojmë ato. Por a nuk do të ishte kjo një mënyrë për të dashur gjithkënd, siç thotë Bibla se duhet të bëjmë?” Nëna tundi kokën e saj. “Njerëzit mendojnë se toleranca e plotë duket si diçka shumë e mirë, kështu, ata pretendojnë se Perëndia e pranon këtë,” tha ajo, “megjithatë, kjo nuk është ideja e Tij, por e botës.” Në një semafor, ajo tregoi me gisht një reklamë të afishuar që ishte kundra marrjes së drogës. “Merr drogën si shembull. Toleranca e plotë do t’i lejonte njerëzit të merrnin sa drogë të dëshironin. Por dashuria e kundërshton këtë. E kuptove?”

“Sigurisht,” tha Timi, “por kjo është për shkak se droga i vret njerëzit ose i bën kriminelë.”

“E vërtetë,” pranoi nëna, “kështu, dashuria nuk është tolerante ndaj drogës së dëmshme. Tani… a do të ishte tolerante dashuria e Perëndisë ndaj një sjelljeje që shkakton vdekjen, vdekjen e përjetshme? A do të donte Ai që ti të inkurajoje dikë për të qëndruar në atë shteg?”

Timi mohoi me kokë. “Jooo,” tha ai me ngadalë.

“Ti ke të drejtë kur thua se Bibla na tregon që duhet t’i duam të gjithë. Dashuria është më e rëndësishme se toleranca, edhe kur bëhet fjalë për të korrigjuar dikë,” tha nëna. “Kur tolerancë do të thotë ta lejosh dikë të vazhdojë të besojë gënjeshtra, me dashuri ne mund të tregojmë se çfarë thotë Perëndia mbi atë çështje. Ne mund t’i respektojmë njerëzit, por jo të tolerojmë ide që bien në kundërshtim me të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, për shembull, kur kemi të bëjmë me mënyrën e jetesës, dhe veçanërisht kur kemi të bëjmë me të shkuarit në parajsë.”

“Pra, nuk duhet të qesh me Mingun që beson atë që beson, por duhet t’i them se mendoj që e ka gabim?” pyeti Timi. Ai tundi kokën dhe shtoi: “Nëse Mingu e kupton që Perëndia im e do edhe atë, mbase ai do të dojë të dëgjojë më shumë.”

A njeh fëmijë që besojnë diçka që është ndryshe nga ajo që thotë Bibla?

A iu ke treguar ndonjëherë se çfarë besojnë ata? Shumë njerëz tregohen të sinqertë për besimet e tyre. Ata mund të jenë njerëz të sjellshëm dhe të dashur. Në fakt, shumë besime pretendojnë se të jesh njeri i mirë dhe të bësh vepra të mira mjafton. Por Perëndia nuk e toleron besimin e krijuar nga vetë njeriu; as ti nuk duhet ta bësh. Tregoju atyre që besojnë gjëra të gabuar, që nuk je dakord me ta dhe me dashuri folu për Perëndinë dhe dashurinë e Tij të madhe që ka për ta.

Dashuria është më e rëndësishme se sa toleranca!

Një krahasim më i mirë
Misioni i fshehtë

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>