Ethiopia’s Evangelical Prime Minister Wins Nobel Peace Prize

Kryeministri ungjillor i Etiopisë fiton Çmimin Nobel për Paqen.

Përpjekjet e tij e bën të fitonte çmimin Nobel për Paqen 2019. Në më pak se dy vjet që ka marr postin, Kryeministri Abiy Ahmed e ka ndihmuar Etiopinë të arrijë atë lloj paqeje dhe rend që dikur konsiderohej e pamundur. Përpjekjet kanë përfshirë zgjidhjen e një konflikti të bordit me fqinjin Afrikano-Perëndimor, Eritrean.

Edhe pse disa etiopias mendojnë që vlerësimi për çmimin Nobel është bërë shumë shpejt, Komiteti i çmimit Nobel ligjëroi, “..edhe pse mbetet shumë punë për tu bërë, Abiy Ahmed ka ndërmarrë reformat të rëndësishme që i japin shumë qytetarëve shpresë për një jetë më të mirë dhe të ardhme më të ndritur.”

43 vjeç, Ahmed është lideri afrikan më i ri. Ai bëri përpjekje të shpejta dhe matura ndaj reformave kur mori postin në Prill të vitit 2018.

Ahmed firmosi një marrëveshje ndërshtetërore me Presidentin Isaias Afwerki të Eritrsë vitin e kaluar. Pas dekadash qorrsokaku politik dhe pas dy vitesh dhunë që pati si kosto 80,000 jetë në kufi. Të dy vendet janë hapur gjithnjë e më shumë kundrejt njëri – tjetrit, raporton New York Times.

 Njoftimi për çmimin Nobel përgëzoi udhëheqjen e tij, duke thënë:

Ai  i kaloi 100 ditët e tij të para si Kryeministër duke hequr vendin nga gjendja e jashtëzakonshme, duke siguruar amnistinë për mijra të burgosur politikë,  duke i dhënë fund censurimit të medies, duke legalizuar grupet e ndaluar opozitarë, duke shpërndarë udhëheqësit ushtarak dhe civil të cilët ishin të dyshuar për korrupsion, dhe duke rritur dukshëm influencën e grave  në jetën politike dhe komunitare të Etiopisë. Ai po ashtu u zotua të forcojë demokracinë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta.

CT më parë raportoi se Ahmed gjithashtu ka ndihmuar në pajtimin e dy degëzimeve të Kishës Ortodokse Etiopiase. Ajo ishte ndarë për arsye politike në vitin 1991. Ortodoksët përfaqësojnë grupin më të madh fetar në vend.

Ai nxiti pajtimin mes Myslimanëve dhe të Krishterëve në vendlindjen e tij, Beshasha ndërsa ishte anëtar i parlamentit. Dhe menjëherë filloi të takohej me  Abune Mathias, Patriarku i Kishës Ortodokse Tewahedo Etiopiase, kur u bë kryeministër. Ai ofroi mbështetjen e tij për të ndihmuar që t’i jepej fund përçarjes. Negociatat kanë zgjatur për disa vite, por  perceptimet e qeverisë opozitare ndaluan përpjekjet, raporton OPC News.

Bir i një ati Mysliman dhe një nëne Ortodokse, Ahmed është një Protestant Pentakostal, ose “Pentay”, si shumë prej politikanëve Etiopias.

Besimi i tij është parë si një faktor i fuqishëm në përpjekjet e tij për paqe. “Ka diçka prej predikuesi të ungjillit në mënyrën se si ai  predikon vizionin e tij,” shënon BBC News . “Ai ka energji, pasion, dhe siguri.”

Sipas Catholic Herald, besimi Pentakostal korrespondon me ndjesinë e shpresës dhe ambicies në politikë, tha Andrew DeCort, drejtues i Institutit për Krishterim dhe të Mirës së Përbashkët,

Një anëtar i Kishës “Full Gospel Believers”, Ahmed  i tha ndjekësve të tij pasi mori postin, “Ne kemi një shtet që është i pajisur me dhunti dhe pasuri, por ka uri për dashuri.” Pas njoftimit të djeshëm, kryeministri shkroi në Tweet-er, “Jam i përulur ndaj Komitetit Norvegjez të çmimit Nobel. Falënderimi im më i madh u shkon gjithë atyre që janë zotuar dhe punojnë për paqen. Ky çmim është për Etiopinë dhe kontinentin Afrikan. Le të lulëzojmë në paqe!” Ahmed është fituesi i 24-t Afrikan i Çmimin Nobel; vitin e kaluar, çmimi shkoi për Denis Mukwege, një doktor i krishterë që iu dedikua shërimit të viktimave të përdhunimit në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

Haja e qenit
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X