Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt në CBS, u anonçuan fituesit për edicionin e 59 të GRAMMYs. Artistët for KING & COUNTRY dhe Lauren Daigle ishin prezantuesit në 10 kategori.

16730217_10154539061958661_568966029811383183_n

                                                                                                  Prezantuesit for King & Country & Lauren Daigle ne GRAMMYs

Hillary Scott & the Scott Family fituan dy çmime GRAMMY për Albumin më të mirë të krishterë bashkëkohor (albumi debutues Love Remains) duke pasur kandidatë të tjerë në këtë kategori si All Sons & Daughters, Crowder, Natalie Grant dhe Hillsong Young & Free. Ata fituan gjithashtu çmimin për Këngën më të mirë të krishterë bashkëkohore, për hitin  “Thy Will” . Në këtë kategori ishin të nominuar gjithashtu, Lauren Daigle, for KING & COUNTRY, Natalie Grant dhe artisti i ri, Zach Williams. Hillary Scott nuk është  e huaj për ngjarjet GRAMMY, më parë ajo ka fituar shtatë trofe si pjesë e grupit  të muzikës kauntri Lady Antebellum.

hillary-schott-grammy-2017

Hillary Scott duke pranuar çmimin për Këngën më të mirë të krishterë bashkëkohore, Thy Will

Kirk Franklin duket se është një emër që votuesit nuk mund të neglizhojnë, sepse ai fitoi çmimin për Albumin më të mirë Gospel, për albumin ‘Losing My Religion’, duke rrëmbyer kështu një tjetër çmim në një kategori ku të nominuar ishin emra si, Tim Bowman Jr., Shirley Caesar, Todd Dulaney and William Murphy. Kirk tashmë ka marrë nëntë trofe që prej vitit 1997.

Kirk fitoi një tjetër çmim si bashkautor në këngën e Tamela Mann, ‘God provides’, nga albumi i saj i fundit, One Ëay. Ky është çmimi i saj i dytë GRAMMY, më parë ajo ka fituar në 2013 me këngën “Take Me To the King.” Artistja reagoi më një postim të thjeshtë në twitter, “Zoti siguron, përtej falënderuese dhe e përulur.”

Një moment emocionues i mbrëmjes GRAMMY ka qenë performanca LIVE e Chance the Rapper, Artistit më të mirë Rrep, me Tamela Mann dhe Kirk Franklin

 

LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 12: (L-R) Recording artists Chance the Rapper, Kirk Franklin, and Tamela Mann perform onstage during The 59th GRAMMY Awards at STAPLES Center on February 12, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for NARAS)

Artisti Chance the Rapper, Kirk Franklin, dhe Tamela Mann performojne ne skene  (Foto nga Kevin Winter/Getty Images for NARAS)

Së fundmi, Joey+Rory fituan çmimin për albumin më të mirë Gospel Roots, për albumin qw mban emrat e tyre.  Fitorja dhe fjalimi prekës i Rory Feek, vjen vetëm 11 muaj pas ndarjes nga jeta të Joyet pas një betejë të gjatë me kanceri.  Rory ndau: “Ëndrra e gruas sime ishte të krijonte një album me himne, të cilin nuk pati mundësi ta realizonte derisa u diagnostikua me kancer grada e katërt. Ajo më tha, ‘Nëse fitojmë, atëherë do ta mësoj lajmin përpara teje.’” Kështu u shpreh Rory në një fjalim emocional duke kujtuar një bisedë me Xhoin e cila i kishte kërkuar të shkonte në ngjarje nëse do të nominoheshin për çmim.

 

 

Shpirti im
U bëftë vullneti Yt

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>