Lajmi Fundit
prev next

Unë isha në të tridhjetat kur mësova të dua babain tim për atë që është; jo për atë që unë mendoj se duhet të jetë. Ai gjithmonë ka qenë një burrë i mirë, punonte shumë, ndihmonte vullnetarisht, shkonte në kishë, inkurajonte. Por teksa rritesha, mendoja se kisha më shumë nevojë për të, kisha nevojë për më shumë përqafime, më shumë biseda ku mund të ndanim zemrën. Unë isha i inatosur, e krahasoja me të tjerët, e fajësoja për disa nga zgjedhjet në jetën time me mendimin se ai nuk kishte qenë i pranishëm mjaftueshëm.

Por e vërteta është se Perëndia e dinte shumë kohë përpara se të vinim në këtë botë se do të ishim një familje. Ai e dinte se pikat e forta të babait tim dhe dobësitë e tij do të gërshetoheshin me të miat për të krijuar një marrëdhënie, dhe do të ishte një udhëtim. Dhe nëse do ta lejonim Perëndinë, Ai do ti përdorte ato që ne të rriteshim më shumë dhe që të ishim burrat që Ai na krijoi të jemi.

Përgjatë viteve, unë kam kuptuar se babai im bëri më të mirën që mundej në atë kohë që më rriti. Dhe kam zbuluar se sa shumë kujdeset për mua, edhe pse mund ta tregoj ndryshe nga unë përkujdesjen e tij. Në fakt sot, unë mund të them me të vërtetë se ai është një nga miqtë e mi më të mirë.

Ka shumë lloje baballarësh dhe babai yt mund të jetë krejt ndryshe. Por të gjithë kanë diçka të përbashkët: Pavarësisht personalitetit të tyre, dhuntive, sfidave, rrethanave… secili prej tyre është thirrur që të jetojë në rrugën e Perëndisë. Dhe kur e bëjnë këtë, familjet e tyre janë të bekuara, komunitetet janë më të forta, dhe kështu mirësia pushton botën.

Ati ynë qiellor ka shumë për të thënë për baballarët:

Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij. Psalmi 103:13

Kur baballarët tanë tregohen të mëshirshëm, ata na shfaqin një grimë të zemrës së Perëndisë. Të fortë, sidoqoftë të butë, të kuptueshëm, besnik, dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar në kohët më të vështira.

Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijët tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit. Efesianëve 6:4

Të rrisësh një fëmijë duke ndërtuar kufij të shëndetshëm dhe disiplinë të perëndishme nuk është detyrë e lehtë. Por edhe në momentet më sfiduese, një baba i dashuri duhet të jetë si Jezusi, të qëndroj fort tek e vërteta dhe sidoqoftë të jetë plot me hir, të mos jetë kritikues dhe kërkues.

 I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij. Fjalët e urta 20:7

Veprimet e një babai u tregojnë shumë fëmijëve të tij. Ndonëse nuk mund ta shprehin kur janë të vegjël, ata janë duke vëzhguar dhe duke mësuar. Edhe nëse nuk e pranojnë kur rriten, ka një prirje shumë të fortë tek fëmijët për të ndjekur hapat e babait. Kur një baba zgjedh rrugën e  duhur, familja e tij është e bekuar.

Ai do të bëjë që zemra e etërve t’u kthehet bijve dhe zemra e bijve etërve, … Malachi 4:6 NIV

Dashuria e madhe e babait i jep fëmijës një ndjesi sigurie që askush tjetër nuk mund ta jap. Zemra e një fëmije është krijuar në mënyrë të veçantë për t’iu përgjigjur kësaj dashurie; është një lidhje aq e fortë që mund të zgjas gjithë jetën.

Ndërsa reflekton në Fjalën e Perëndisë për baballarët, çfarë të vjen në mendje për babain tënd apo për figurën e babait? Ndoshta ai ka qenë një shembull i shkëlqyer i shërbimit ndaj të tjerëve; ndoshta ai ka kaluar kohë me ty kur ke qenë fëmijë, të ka ndihmuar të mësosh se si të ecësh në jetë. Ndoshta ai është treguar i hirshëm atëherë kur ti e dije me siguri se e kishe tepruar.

Në ditën e babait do të ftoja ti shkruaje një kartolinë babait. Tregoi se për çfarë e vlerëson, kujto diçka specifike që e mban mend; trego se si të ka ndihmuar të jesh personi që je. Ndaj një nga vargjet e mësipërme dhe tregoi se si jeta e tij ka qenë pasqyrim i të vërtetës së Perëndisë.

Dhe nëse babai yt nuk jeton më, ka me siguri një baba tjetër në jetën tënde, një bashkëshort, një të afërm, një mik, i cili gjithashtu do të bekohej me një inkurajim apo falënderim.

Ne të gjithë e dimë se asnjë baba tokësor nuk është i përsosur, por ne mund të zgjedhim të fokusohemi tek cilësitë e tyre të mira dhe të besojmë se Perëndia është duke punuar brenda tyre.

Burrat në jetën tonë kanë nevojë për inkurajim, kanë nevojë të kujtojnë se ne jemi më të fortë për shkak të pranisë së tyre, se ne shikojmë dashurinë e Atit tonë qiellor të pasqyruar tek ta, se ne i nderojmë për atë që janë dhe për atë që do të jenë me anë të hirit të Perëndisë.

Dy fjalë për ata që luftojnë me ankthin dhe frikën
Privilegji i të qenit prind - Nga Dan Babcock

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X