Nëse miku yt nuk po t’i kthen më mesazhet, vazhdon të anulojë takimet, apo duket se është zhdukur nga ky planet pa lënë asnjë gjurmë, ndoshta duhet të mendosh se ka një problem.  Kur njerëzit që ke pranë  nuk lidhen me ty  e duken  pasivë  apo pesimistë, ata mund të kenë rënë në depresion, e ja tek janë disa nga mënyrat që ti mund të ndihmosh.

Mëso mbi depresionin

Mëso dhe informohu sa më shumë të mundesh për depresionin,  ai  mund të vijë si pasojë e mungesës së balancës  kimike, prej periudhave të gjata të dekurajimit, apo si pasojë e  një historie për të cilën që ti mund të mos jesh në dijeni.  Nuk mund të flasësh mbi depresionin nëse nuk ke njohuri mbi të.

Inkurajo

Depresioni mund të trajtohet. Inkurajoje mikun tënd dhe thuaji se ai nuk është vetëm dhe se do ta ndihmosh atë gjatë kohës që do të bëjë vizitat tek doktori,  gjatë kohës që do të qëndrojë në shtëpi,  apo gjatë kohës që do t’i nevojitet për t’u rikuperuar. Thuaji mikut tënd se  je aty për të.

Gjej  ndihmë

Nëse miku yt ka shprehur se do të lëndojë veten e tij ,është shumë e këshillueshme që të kontaktosh me një profesionist, i cili do të udhëheqë, e me një anëtar të familjes së tij, në mënyrë që ai të jetë i sigurt.  Jepi një numër telefoni dhe thuaji të telefonojë  menjëherë në rast se ka nevojë për ndihmë.

Ofro shpresë

Propozo që të kalosh një pushim të vogël bashkë me të.  Ndonjëherë na nevojitet që të ndryshojmë ambientin  tonë dhe të kemi diçka që na pret.

Bëj pyetje te tilla si:

Kur nise të ndihesh keq ?

A mund të mendosh për diçka që  mund të ketë shkaktuar këtë gjendje?

A të vijnë ndonjëherë mendime për  vetëvrasje?

A ka diçka që mund të të bëjë të ndihesh më mirë?

Ndonjëherë depresioni mund të shkaktohet nga mjekimet, apo nga e  mungesa e vitaminave. Ndaj inkurajoji miqtë e tu që të takojnë mjekun dhe të  marrin një konsultë mjekësore nga një terapist nëse kjo është e nevojshme.

Mos u bëj agresiv

Përpiqu që të mos e  shtysh më shumë se ç’duhet. Siguroje  që do të jesh atje, kur të ndihet gati për të folur, por qëndroi  pranë e mos ushtro presion. Kjo mund të shkëpusë  edhe atë pak komunikim që ata arrijnë të realizojnë.

Vetëvlerësimi tek fëmijët
Stina e të korrave

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>