I ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit. Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është me të vërtetë i ashpër. Ashtu siç thamë i ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit. Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes. Çfarë ndodh me ju kur bën ftohtë?

 

  1. Digjni më shumë kalori

Studimet kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta. Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

  1. Gishtat tkurren

Gishtat tkurren gjatë dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët. Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit. Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht i bën ato të duken më të vegjël. Të gjithëve që iu ndodh kjo iu themi të mos shqetësohen sepse është thjesht një reagim jo shqetësues i trupit ndaj të ftohtit.

  1. Dhimbje më të forta në gishta

Gjatë motit të ftohtë, disa njerëz vuajnë nga një simptomë e quajtur Sëmundja e Rejnaudit që shoqërohet me mpirje e të disa pjesëve të trupit si pasojë e të ftohtit ose stresit. Kjo ndodh në zonën e duarve, këmbëve dhe veshëve dhe shkaktohet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut që furnizojnë lëkurën me gjak. Një gjë e tillë nuk është e rrezikshme por është e parehatshme dhe shkakton dhimbje. Vishni rroba të përshtatshme dhe mos rrini shumë jashtë, thonë ekspertët.

  1. Probleme me sytë

Kujdes me sytë gjatë të ftohtit. Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj. Mbani syze veçanërisht nëse gjendeni në zona me dëborë.

  1. Fytyra skuqet

Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë. Kur ngroheni gjaku rikthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje.

  1. Probleme me zemrën

Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër. Kjo e fundit duhet të punojë fort që të furnizojë gjakun tek gishtat e duarve dhe këmbëve. Mundohuni të ekspozoheni sa më pak në të ftohtë.

  1. Luhatje humori

Dimri ka ndikim të fortë në gjendjen tuaj shpirtërore. Rënia e temperaturave nënkupton më pak ditë dhe dritë. Rrjedhimisht, trupi merr më pak vitaminë D. Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori. Suplementat e vitaminës D duhen marrë në konsideratë për të kuruar problemet me humorin.

Shenja të heshtura që tregojnë se nuk po kujdesesh për veten
Shëndeti dentar

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>