Dita e Krishtlindjes është momenti kur e gjithë pritja dhe përgatitja përfundon.  Është shumë bukur që të pjekësh gjëra, të planifikosh dhe të përgatitesh. Të ëndërrosh për këtë ditë magjike, ku hapen dhuratat, ku të gjithë janë më të lumtur dhe konsumohen ëmbëlsira është patjetër e mrekullueshme. Por në momentin kur dhuratat janë hapur dhe kur ëmbëlsira është konsumuar duket se pason  një atmosferë më pak entuziaste. Çfarë të bëjmë për ta mbajtur siç duhet shpirtin e kësaj feste?

1.Bëni një ngjitje. Gjithmonë nëse koha e toleron këtë. Nuk është e thënë të jetë patjetër mal, mund të jetë edhe thjesht një kodër. Nëse jetoni në qytet, mund të bëni një ecje. Mjafton të dilni jashtë dhe të sfidoni rehatinë.

2.Luani

Nëse e keni fatin që të banoni në vende ku bie borë për Krishtlindje, fare mirë ju dhe e gjithë familja juaj mund të luani me borë. Mund të bëni një plak dëbore. Të shkoni për ski, ose të zhvilloni luftë me topa bore.  Pas të gjithë kësaj mund të ktheheni në shtëpi dhe të ngroheni pranë zjarrit dhe të piqni gështenja. E meritoni sepse keni kaluar një ditë të tërë me aventura.

3.Bëni një shfaqje

Gjithçka ju duhet për këtë është një kamerë dhe disa njerëz të gatshëm. Bëni të mundur që të gjithë pjesëtarët, të familjarizohen me historinë e lindjes së Krishtit që gjendet në Bibël. Nëse e mendon, kjo mund të jetë shumë speciale e njëkohësisht argëtuese. Gjatë kohës që dikush lexon, ndani mes jush personazhet. Lini që disa prej fëmijëve të vegjël të jenë kafshë të ndryshme, një vajzë e vogël mund të jetë edhe Maria. Gjyshja mund të luajë rolin e engjëllit dhe gjyshi të jetë një bari.  Ideja është që gjithsecili të jetë pjesë e historisë.

4.Kontaktoni me familjarët që ndodhen larg

Rilidhuni edhe njëherë me familjarët dhe miqtë që janë larg. Vendosni të flisni me ta përmes Skype apo përmes ndonjë tjetër aplikacioni, në mënyrë që t’i ndjeni pjesë të festës suaj të Krishtlindjes. Lini këtë takim që më parë dhe vendosni që ai të realizohet gjatë kohës kur konsumohet ëmbëlsira, ose pasi të gjithë kanë hapur dhuratat. Teknologjia sot ka bërë të  mundur që njerëzit të ndihen më afër, pavarësisht distancës.

Si të qëndrosh i shëndetshëm në vendin e punës?
Si duhet ta mendojmë Krishtlindjen?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>