Çfarë duhet të marrësh në konsideratë përpara se të votosh.

Besoj të gjithë janë pushtuar nga reklamat elektorale në Facebook për të votuar parti të caktuara politike. Përveç këtyre reklamave pjesë e fushatave elektorale janë edhe debatet nëse duhet apo jo të votojmë? Duke qenë se duhet dhe është e drejta jonë të votojmë, ne do të ndajmë më poshtë  disa reflektime praktike që mund t’i vesh në zbatim në këtë sezon fushate.

  1. Duhet të mbash një qëndrim mirënjohës

Është shumë e lehtë të jesh i lodhur, nopran dhe i plogët. Ndonjë nga kanditatët mund të mos na pëlqejë. Por nuk mund ta harrojmë faktin që ky sistem demokracie është një privilegj i madh – njerëzit kanë protestuar për të drejtën e votës që ne kemi, që nga protesta me çadra në Hong Kong deri te lëvizja për të drejtat e njeriut në Amerikë.

Të drejtat tona demokratike janë privilegje të mrekullueshme, ashtu si edhe fakti që demokracia sjell të mira të madha dhe parandalon sulmet e mëdha. Fituesi i çmimit Nobel, Amartya Sen bie dakord se ka një lidhje midis demokracisë dhe eliminimit të krizës.

Ne mund të shohim edhe ndrydhjet e  të drejtave të njeriut që zakonisht ndodhin në vende ku mungon demokracia. Që nga shtypjet e rënda në Kinë deri te  mizoritë e kryera në Siri. Kështu që le të numërojmë bekimet tona, dhe të kemi parasysh se nuk jemi më nën një sistem komunist siç Shqipëria ishte përpara dy dekadash.

  1. Mendo thellë

Që në kohët e vjetra deri te të tanishmet, shumë filozofë kanë ngritur gardhe kundër demokracisë. Sokrati sugjeronte se shumicës së popullsisë nuk mund t’ia besoje vendimet, krahasuar me ekspertët më të informuar që quheshin edhe “mbretërit filozofë”.

Në fakt elektorati i painformuar ekziston për shkak të njerëzve që nuk zgjedhin të shohin me kujdes vetë, faktet politike por zgjidhin të besojnë gojëdhënat që thuhen për kandidatët e ndryshëm.

Është jetësore që ne ta marrim seriozisht detyrën tonë demokratike – jo thjesht të votojmë bazuar në tekat e opinioneve apo emocioneve, por të reflektojmë me kujdes se kush do të ishte më i përshtatshëm për ta qeverisur vendin tonë.

  1. Dëgjoji edhe njerëzit me të cilët nuk bie dakord

Ne tundohemi që të besojmë se ne kemi të drejtë kur flasim për çështjet politike, dhe ky paragjykim politik është disi i ngulitur. Madje psikologu Jonathan Hidt sugjeron që paragjykimi politik mund të jetë më i ngulitur sesa paragjykimi racor. Fushatat zgjedhore janë disi përgjegjëse për këtë sepse partisë kundërshtare i shohin jo vetëm gabimet por e paraqesin edhe si të ligë.

Nga ana tjetër duhet të shohim me kujdes politikat e partive të ndryshme, dhe të vlerësojmë deklaratat e mëparshme dhe veprimet e të dy partive më të mëdha politike. Por gjithashtu duhet të shkojmë akoma më larg se kjo dhe të dëgjojmë me respekt njerëzit me të cilët nuk biem dakort. Këto vendime janë shpeshherë të vështira por ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet individualisht kështu që ka një nevojë të qartë për të respektuar ata me të cilët nuk biem dakord. Në këtë formë mësojmë më shumë nga të tjerët por respektojmë edhe obligimin për të dashur të afërmin tonë, edhe armikun. Pasi të parat urdhërime që duhet të ndjekim janë ato të Perëndisë, Mbretit më të Lartë.

  1. Voto për hir të të varfërve

Në këto fushata elektorale duhet të mendojmë, flasim dhe të votojmë për të ndihmuar të varfrit. Testament i Vjetër dhe i Ri flet për të varfrit. Levitiku 19:9 flet për mbetjet e të korrave që duhej tu liheshin atyre. Bibla përshkruan Zotin si “Ai që kujdeset për nevojat dhe zbaton drejtësinë për të varfrit.”

Politika është një sferë ku ne mund të mund të kryejmë shumë të mira përmes zhvillimit ndërkombëtar, strehimit, kujdesit social, politikat mbi mjedisin dhe shumë të tjera. Ne duhet ta përdorim këtë mundësi dhe të votojmë për hir të atyre që kanë nevojat më të mëdha.

Si të mbani të freskët shtëpinë gjatë verës.
6 arsye të gabuara për të cilat e kontrollojmë telefonin në mëngjes

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>