Celsa per Femije Cover OpenNjë ndër programet më të reja të Radio 7 është meditimi i përditshëm për fëmijë “ÇELËSA PËR FËMIJË”. Ky minutash frymëzues vjen tek ju në orën 07:30 & 15:30.

Në këto muaj të parë të transmetimit kemi marrë shumë komente nga dëgjuesit të cilët kanë gjetur përgjigje të shumë pyetjeve të fëmijëve të tyre, në këto vargje të zgjedhura me kujdes. Nëse ti pyet se si të mësosh më shumë nga ky program, po ndajmë me ty disa këshilla:

 

  1. Nëse nuk arrin të lexosh njërën ditë, mos u shqetëso! Përpiqu të lexosh çdo ditë, por nëse njëra të ngel pa lexuar, ditën tjetër mund të lexosh dy faqe njëherësh! (Nëse nuk arrin të lexosh disa ditë rresht, ti mund të kalosh tek data e ditës ku je dhe të vazhdosh.)
  1. Sigurohu të lexosh vargjet biblike të listuara poshtë titullit. Nëse i lexon ato si para edhe pasi të kesh lexuar historinë e Çelësave, do të mësosh më shumë prej historisë.
  1. Tani je gati për historinë! Përpiqu të tregosh se si historia të ndihmon të kuptosh vargjet që sapo ke lexuar.
  1. Mendo shumë për pyetjet që vijnë pas çdo historie. Nëse mundesh, fol për të me prindërit, me mësuesin e shkollës të së dielës ose me një mik.
  1. Lexo vargun kyç. Më pas lexoje sërish disa herë! Përpiqu ta përsërisësh atë me sy mbyllur (pa e parë librin). Më vonë, përpiqu ta përsërisësh gjatë kohës së lutjes dhe kërkoji Perëndisë të të ndihmojë ta mbash Fjalën e Tij në zemrën tënde.
  1. Vendos që koha jote me Perëndinë të jetë diçka që e bën çdo ditë.

Celsa Per femije Nivo Slider

Qiej me re

Komente

Momentalisht nuk ka komente për këtë program. Ke nderin të jesh komentuesi ynë i parë. Faleminderit!

Ju lutem, na shkruani nëse ky program ju ka ndihmuar.

* Adresa Jote e e-mailit do të mbahet sekret.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>