Fakte dhe mite mbi proteinat

Proteinat janë shumë te rëndësishme për çdo qelize në trupin tënd. Ka shumë punë që proteina plotëson, të jep energji, riparon muskujt dhe kockat, ndërton qelizat, e të ndihmon me sistemin imunitar. Për të dalluar se cilat informacione janë fakte dhe cilat thjesht mite mbi proteinën, mund të lexoni materialin e përgatitur.

Siguria dhe shëndeti në punë

Një kulturë e sigurt dhe shëndetshme ndërkombëtare është një kulturë ku e drejta për siguri dhe shëndet në ambientin e punës respektohet në të gjitha nivelet. Në një kulturë të tillë qeveritë, punëdhënësit dhe punonjësit, marrin pjesë në mënyrë aktive  në mundësimin e një vendi pune të sigurt dhe të shëndetshëm, përmes një sistemi që mbron të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrat, dhe ku prioriteti më i madh lidhet me parandalimin e rreziqeve. Do të  flasim pët mënyrat se si mund të jemi më të sigurt në punë.

Përfitimet kur ndihmojmë të tjerët

Të përdorësh kohën, paratë dhe energjinë tënde për vullnetarizëm dhe për të ndihmuar të tjerët jo vetëm e bën botën më të mirë , por të bën edhe ty mirë. Studimet tregojnë që çdo akt i të dhënit ndaj komunitetit rrit lumturinë, përmirëson shëndetin dhe mirëqenien. Le të shohim përftimet që mund të kemi sipas studimeve , kur i shtrijmë dorën dikujt që është në nevojë.

Në punë, por me mendjen te pushimet.

A ndihesh se produktiviteti ka rënë për shkak se je duke punuar në zyrë ndërkohë që jashtë shkëlqen dielli dhe ditët janë të mrekullueshme? Të qëndrosh i motivuar në punë përgjatë verës ka qenë gjithmonë një sfidë. Kur koha është e mrekullueshme jashtë, është shumë e lehtë që të ndihesh keq, nëse je ulur në zyrë përballë kompjuterit tënd. Sidomos kur të gjithë të tjerët janë me pushime. Le të shohim se cilat janë disa nga alternativat që na bëjnë të qëndrojmë të fokusuar.  

Vdes në moshën 99 vjeçare ungjillori Billy Graham

Ungjillori Billy Graham ka vdekur në moshën 99 vjeçare. Ai ishte në shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.  Graham ka pasur një ndikim shumë të madh  me predikimin dhe aktivizimin e tij duke u bërë një këshillues për presidentët dhe ungjillori më i dëgjuar.

Çfarë duhet bërë nëse të zë gripi?

Askujt nuk i pëlqen kur e zë gripi. Por gjatë stinës së dimrit ndodh të mos i shmangemi dot. E kur sëmuremi me grip kemi nevojë të dimë se si të kujdesemi për veten dhe të tjerët, në mënyrë që të mos ua kalojmë edhe atyre sëmundjen. Ky artikull ju njeh me disa këshilla.

Lojërat e edukojnë një fëmijë

Psikologët e zhvillimit të fëmijëve deklarojnë se loja është shumë e rëndësishme për kapërcimin e prirjes së lindur drejt agresionit dhe dominimit. Falë lojës e cila çon në bashkëpunim reciprok, shoqëritë primitive kanë arritur të mbijetojnë. Ata thonë: “Loja dhe gjendja e mirë shpirtërore nuk kanë qenë vetëm mënyrë që jeta të jetë sa më argëtuese, por mjete për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke, etj. Këto janë virtyte të njohura të shoqërive të gjuetarëve të shtazëve, nga të cilat është varur edhe mbijetesa e tyre”.

 

Ja si të mos i zvarrisni më gjërat.

Zvarritja është një tinëzare që të bind të lësh mënjanë atë që e di se është vendimtare, dhe në vend të kësaj ta mbushësh ditën me detyra që të mbajnë të zënë por që kontribuojnë pak në suksesin e përgjithshëm. Nëse ndiheni si të zënë në kurth nga detyrat që duhet të përfundoni, do të ndajmë më poshtë disa zakone të cilat do t’u bëjnë më aktivë.

Bashkëjetesa?!

Gjatë kohës së fejesës priten pyetje të tilla si “Kur do të martoheni?” apo “Ku do ta bëni dasmën?”. Por, pyetja më e sikletshme për një çift është “Përse nuk jetoni së bashku përpara se të martoheni? Thjesht sa për ta provuar. Sepse pas së gjithash, si do ta kuptoni se jeni për njëri – tjetrin?”. Kjo është logjika pas kësaj pyetje, por kjo nuk përputhet me parimet dhe standardet e perëndishme për një marrëdhënie. Si pasojë, të jetuarit nën një çati jo vetëm që rrezikon të dëmtojë marrëdhënien ndërmjet njëri-tjetrit, por edhe marrëdhënien me Zotin. Lajmi i mirë është se Zoti na ka siguruar udhëzime dhe parime biblike që na ndihmojnë të ndërtojmë një marrëdhënie të shëndetshme. Ndaj në këtë material do të ndajmë disa arsye se përse të jetuarit së bashku me të dashurën apo të dashurin tënd mund ta shkatërrojë marrëdhënien.

1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve

“Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën.” -Kofi Annan  
 Page 1 of 3  1  2  3 »
X