Lajmi Fundit
prev next

Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?                                                                                   

Çfarë po i thotë Zoti botës përmes CoronavirusitKjo është tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7, në Tiranë. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti ju bekoftë!

Pandemia e koronavirusit mund të jetë për të mirën tonë

UnKoronavirusi për të mirën tonëë jam i krishterë dhe prandaj dua ta shikoj këtë pandemi të koronavirusit përmes lenteve të Biblës, në mënyrë të veçantë përmes Romakëve 8:28-29: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve”.

Coronavirusi: Një këndvështrim praktik dhe biblik

si të parandalojmë COVID-19Me gjithçka që po thuhet në shtyp, në lidhje me Coronavirusin, jemi të kënaqur që Dr. Andrew Fabich nga Truett McConnell University, me mirësjellje na lejoi të printonim blogun e tij të fundit, si një reagim shkencor  paraprak. Më shumë të dhëna do të vijnë, ndërsa situata shpaloset në vazhdim.

Kujtohu përse shpresojmë

a ka shpresë

Titujt mbi koronavirusin po përfshihen në çdo kanal lajmesh dhe në kryefaqen e kujtdo në rrjetet sociale. Shumë janë të panikosur, duke jetuar me frikë. Si duhet të reagojmë ndaj kësaj situate që po evoluon? Ja ku janë disa udhëzime praktike nga Fjala e Perëndisë.

Një reagim i arsyeshëm ndaj koronavirusit

si të reagosh ndaj koronavirusitCili duhet të jetë reagimi i një të krishteri ndaj koronavirusit? Ka kaq shumë keqinformim që qarkullon rreth COVID-19. Rrjetet sociale janë të mbushura me mesazhe paniku dhe sugjerime të çuditshme se si të shmangim virusin. Mediat informuese ofrojnë orë pas ore raporte anulimesh, karantinimi dhe mungesash. Disa nga sugjerimet që jepen ndihmojnë, por ndërsa shkoqit atë që raportohet, ki parasysh se media shet histori për të fituar audiencë të lartë.

Thirrje për lutje nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

thirrje për lutjeNe besojmë se kjo është koha që si Kisha Shqiptare duhet të kërkojmë fytyrën e Zotit dhe shërimin e vendit tonë nga Corona Virusi. Le të lutemi që ky virus do të zhduket, dhe njerëzit nuk do të kenë frikë nga virusi, por do të kthehen tek Zoti dhe do të kenë frikë vetëm nga Jezusi.

Lavdërim vs Qortim – Lavdërimi përmirëson sjelljen

Lavdërim vs QortimSa më shumë që mësuesja të përdorë lavdërimin në vend të qortimit, aq më shumë fëmija do të fokusohet tek detyrat e shkollës dhe mësimet. Kështu raporton një studim që është publikuar në revistën “Psikologjia Edukative”.

“Teksa mësueset e shkollës fillore lavdërojnë më shumë se ndëshkojnë, sjellja e nxënësve kundrejt detyrave përmirësohet,” tha Paul Caldarella, profesor në departamentin e këshillimit, psikologjisë dhe edukimit në Universitetin Brigham Young.

Jo vetëm kjo, shtoi ai, por më shumë lavdërim nga mësuesi dhe më pak  qortim prej tij bën që fëmijët të fokusohen më shumë në mësimin e tyre.

5 mite mbi studimin e Biblës

studimin e BiblësKur vjen puna te studimi i Biblës, kënaqësia është karburanti më i fuqishëm. Nëse besojmë me të vërtetë se jetët tona shpirtërore varen nga cdo fjalë që vjen nga goja  e Zotit (Ligji i Përtërirë 8:3; Mateu 4:4), ne do ta gjejmë kohën për të studiuar Fjalën e Perëndisë. Ashtu si Davidi përpara nesh, ne do të lutemi që Perëndia të na jap jetë me anë të Fjalës së Tij (Ps. 119:25, 37, 50, 93, 107, 116, 144, 154, 156, 159). Përse të mos ndalojmë dhe t’i kërkojmë Perëndisë të na hap sytë që të sodisim mrekullitë e Ligjit të Tij (Ps. 119:18)?

Një tërmet me magnitudë 6.8 godet Turqinë Lindore

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit e emergjencave në vend duke ndërhyrë. Në video po ashtu shfaqen njerëz nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre. Jini në lutje për të gjithë viktimat dhe të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Turqi, ndërsa përballen me pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore. Ne ende e ndjejmë dhimbjen dhe humbjet që një tërmet shkakton.

Jon Bon Jovi hap restorante për njerëzit në nevojë

Jon Bon Jovi hap restoranteMë shumë se një superstar, Jon Bon Jovi është i dashur dhe ka një zemër të artë për komunitetin. Histori të tilla janë frymëzuese. Ato sjellin shpresë që mirësia e Zotit është diku në zemrat e gjithë njerëzve. Le të jetë kjo një frymëzim për këdo.

 Page 3 of 7 « 1  2  3  4  5 » ...  Last » 
X