Lajmi Fundit
prev next

MSH, apel për respektimin e masave në normalitetin e ri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për respektimin e masave në normalitetin e ri për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Mbani distancë mbi 1 metër, vendosni maskë në ambjentet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet, kujdeseni për higjienën vetjake, lani sa më shpesh duart. Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë shëndetin dhe jetën”, thuhet në apelin e MSH.

Spitali i Pejës, po kuron 12 pacientë në gjëndje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar 55 pacientë me COVID-19, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacientë. Sa i përket gjendjes së pacientëve, nga Spitali kanë bërë të ditur se 30 janë me oksigjenoterapi, ndërsa 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga personeli i Spitalit 5 mjekë, 13 infermierë dhe dy punëtorë nga personeli jomjekësor janë infektuar me koronavirus.

VV, kërkon të rrëzojë qeverinë “Hoti”

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, kërkon të rrëzojë Qeverinë “Hoti” me mocion mosbesimi, duke nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e qeverisë, njësoj siç iku vetë para pak muajsh. Në një konference, kreu i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se nisi mbledhja e firmave. Ai ka ftuar partitë politike ta mbështesin këtë nisëm.

Pipero: Kush ka shenja të mos vijë në Shqipëri

Për mjekun Pëllumb Pipero, kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës. Ai është shprehur se ata që kanë shenjat të virusit nuk duhet të nisen drejt Shqipërisë. “E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero.

Tiranë: Makina plagos 4 qytetarë në trotuar

Edhe në trotuar duhet të jesh i kujdesshem pasi ka raste kur makinat përfundojnë edhe aty. 4 kalimtarë përfunduan sot të  plagosur në spital, pasi një i dehur i ka marrë para me makinë. Ngjarja e rëndë  ndodhi në rrugën “Llazi Miho” në Tiranë, ku drejtuesi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e makinës. 4 këmbësorët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Përkujtohet bombardimi atomik në Hiroshima

Në Hiroshima mbrëmë ranë këmbanat teksa ky vend shënoi  75-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë. Ceremonitë u organizuan më pak njerëz për shkak të pandemisë. Në 6 gusht të vitit 1945, një bombë e vetme atomike shkatërroi  qytetin me një popullsi prej rreth 350,000 banorë. Mijëra persona humbën jetën më vonë  më vonë për shkak të plagëve dhe sëmundjeve të lidhura me rrezatimin. Bombardimi i Hiroshimas u përcoll tri ditë më vonë nga hedhja e bombës në Nagasaki, duke lënë të vdekur 75,000 persona.

Qytetarët në Liban kërkojnë rënien e regjimit

Qytetarët në kryeqytetin libanez dolën në protestë për shkak të shpërthimit të fuqishëm të pasdites së të martës që shkaktoi të paktën 137 viktima dhe rreth 10 mijë të plagosur.Ata dolën në rrugë mbrëmjen e të enjtes duke kërkuar reformë. Duke gërmuar me disa lopata në sheshin qendror të Bejrutit, ata thërrisnin në kor  “Populli dëshiron rënien e regjimit”.Protestat erdhën pasi autoritetet në Liban arrestuan 16 persona pas një hetimi urgjent mbi shpërthimin e madh që shkatërroi zonën e portit të Bejrutit dhe pjesën më të madhe të qytetit.Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shpërthimi nuk ishte rezultat i një sulmi, por thjesht rezultat i pakujdesisë.

Sot nis java botërore e maskave

Sot nis java botërore e maskave. Organizata Botërore e Shëndetësisë me këtë rast, ka shpallur në rrjetet sociale sfidën “Unë vendos maskë!”. Shefi i OBSH, Tedros Gebresius tha se me vendosjen e maskës mbrojmë veten dhe të tjerët, por japim edhe një mesazh solidariteti. Çdo ditë unë marr me vete kudo që shkoj dy gjera: higjenizuesin e duarve për ti mbajtur duart e pastra dhe maskën për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19. Të gjithë ne kemi rol në shkëputjen e zinxhirit të transmetimit dhe ta mbajmë këtë pandemi nën kontroll tha Tedros Gebresius.

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura

Në orën 10:30, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht votimin e propozim-rezolutave dhe rekomandimeve, ndërsa në orën 11:00, do të mblidhet në seancë të re. Seanca e re do të nisë me pikat e zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, ndërsa më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovës dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Vendimi i Malit të zi, pa test shqiptarët nuk kalojnë

Qeveria e Malit të Zi ka dalë me një vendim se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit. Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi, do u kërkohet testi për COVID-19,jo më i vjetër se 72 orë. Kjo masë e re hyn në fuqi prej ditës së sotme.

 Page 1 of 10  1  2  3  4  5 » ...  Last » 
X