Zgjomë

"Ai më tregoi se do të ishte gjithmonë babai im dhe unë do të isha gjithmonë fëmija i tij dhe se nuk do të kishte asnjë ditë ku unë do të zgjohesha pa një qëllim, prandaj nëse po kalon një situatë të ngjashme ku ndihesh pa identitet kujto se je një bir je një bijë e Perëndisë dhe se nuk do të ketë asnjë ditë kur Perëndia nuk është prezent në jetën tuaj. “  

Jeto përgjithmonë

Kur humbet njerëzit që ti do, kjo është një nga gjërat më të dhimbshme të kësaj jete, por kjo jetë nuk është fundi, dhe ne jemi krijuar për shumë më tepër se sa thjesht këtë botë. Tek Zbulesa 21:4 parajsa përshkruhet si një vend ku nuk ka më vdekje, ku nuk ka më pikëllim, ku nuk ka më dhimbje, nuk ka më lot. Thuhet se këto gjëra do të zhduken përgjithmonë, dhe kjo është shpresa tek e cila ne mbahemi, shpresa e jetës se përjetshme me Jezusin, dhe shpresa për të cilën flet kjo këngë.”

Selena Gomez këndon përkrah Hillsong Young & Free.

Mbrëmja e sotme është më shumë se një koncert, më shumë se performanca ime në këtë skenë. Kjo është një mbrëmje për një marrëdhënie më madhështore se çdo gjë tjetër. E kam shkruar këtë këngë për Atë që mban çdo gjë, dhe atëherë kur nuk mundem më.”

 

Kështu vazhdojmë

Mund të mos shikojmë të gjithë rezultatin e sprovave që kalojmë por ne e dimë se Perëndia ka një plan dhe një qëllim për gjithçka. Ndonjëherë mund të ndihemi vetëm duke ecur përmes luginave të mbërthyer nga frika e së panjohurës. Ndihemi të paralizuar nga gënjeshtrat që armiku pëshpërit vazhdimisht në veshët tanë, por Perëndia është në anën tonë.   

Krijuar

"Tek Korintasve thuhet që nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re, ja gjërat e vjetra kanë shkuar, çdo gjë është bërë e re. Ne që jemi ndjekës të Krishtit jemi krijuar për ta adhuruar atë.”  

Ti Je

 “‘Ti je’ është një këngë adhurimi që fillova ta shkruaj një vit më parë kur isha në Francë. Dhe më pas e përfundova kohë më vonë.  Kënga ‘Ti je’ është një mundësi për mua për të adhuruar.

Të lumtë

 “Lutem dhe i kërkoj Zotin që kjo mjegull të filloj e të largohet në mënyrë që unë të shikoj qoftë edhe një grimcë të qiellit, se si do të jetë ky vend”.

Krijuar për mua

 Ajo pëlqen muzikën rege, kurse ai është  rritur me muzikë hip- hop. Ndaj në këngën Krijuar për mua,  Toby krahason cilësitë e tyre dhe tregon se sa të ndryshëm janë por dhe sa bukur funksionojnë së bashku.

Mbahem tek ti

Kur e shkrova këtë këngë nuk e kisha menduar se do ishte kënga e fundit që do të luaja për nënën time, ulur pranë zjarrit. Nuk do ta mendoja se do ishte kjo kënga që do luanim në funeralin e  saj. Por kjo është kënga që ajo do donte të dëgjonte, sepse gjithë jeta e saj mbartte një mesazh që ne mund të mbahemi tek një Perëndi i mirë dhe besnik.

7 Duetet më të mira në muzikën e krishterë

Artistët e muzikës së krishterë përpiqen të krijojnë këngë melodike që burojnë nga zemra, që sjellin frymëzim dhe adhurojnë Perëndinë. Ndaj kur një muzikant i krishterë bashkëpunon me një artist tjetër këngët e tyre bëhen shumë të dashura dhe të bukura.    
 Page 4 of 8  « First  ... « 2  3  4  5  6 » ...  Last »