Po kur të tjerët ju nevrikosin?

Ka shumë arsye përse mund të mos e pëlqejmë një person. Ndoshta ata kanë një personalitet dhe karakter të padëshiruar për ne. Ose ndoshta për nga mënyra se si duken ose si veprojnë. Një gjë është e sigurt, mënyra se si zgjedhim të mendojmë për një person, jo vetëm që ndikon jetën e tyre por ndikon dhe gëzimin dhe lumturinë tonë personale.

 

Si të kthejmë një ditë të keqe në një ditë të mirë – nga Joyce Meyer

  Me siguri ke dëgjuar njerëzit të thonë ose mund ta kesh thënë dhe vetë se, “E sotmja është një ditë e keqe.” Ndoshta tubacionet e kuzhinës janë bllokuar, shefi nuk është në humor ose makina ka filluar të jap probleme.  Secila prej këtyre sfidave mund të sprovojë temperamentin tonë, të ndikojë perspektivën tonë, ose të vjedh gëzimin tonë. Ne themi: “Nesër do të jetë më mirë” duke u dorëzuar për të sotmen. Ne heqim dorë nga e sotmja duke pritur të nesërmen! Por ne nuk duhet të mbetemi pengje të rrethanave tona. Kur pranon Krishtin, paqja gëzimi, forca, durimi janë të tuat. 1 Gjonit 4:4 thotë, …Ai që jeton në ty, është më i madh (më i fuqishëm) se ai që është në botë. Nuk ka të bëjë me ato gjëra që ndodhin rreth teje, por ka të bëjë me atë që është duke ndodhur në ty. Ndaj ja pse nuk duhet të pranoni që një ditë thjesht po shkon keq! Sot ju mund të zgjidhni të bëni shumë gjëra për ta përmirësuar ditën tuaj.  

E vërteta e thjeshtë mbi dashurinë

Ne jetojmë në një shoqëri që i drejton njerëzit drejt egoizmit. Kaq shumë reklama që shohim dhe dëgjojmë  na influencojnë ne që të duam më shumë dhe më shumë gjëra  dhe  mos të kënaqemi asnjëherë me atë çfarë kemi.  Por sa më shumë egoist dhe të përqendruar tek vetja bëhemi, aq më pak fuqi kemi për të bërë mirë dhe për të ndihmuar të tjerët...

Guxo të jesh ndryshe!

A je lodhur duke luajtur lojëra, duke vendosur maska, apo duke u përpjekur që të jesh dikush tjetër në vend se të jesh vetja jote? A nuk do të pëlqente që të kishe lirinë që të të pranonin për atë që ishe, pa pasur presionin që të jesh dikush që as nuk di se si mund të jesh? A do të  pëlqente që të mësoje se si të përqafoje veçantinë  tënde  dhe...

Jeto në paqen e Tij

Nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thosha se paqja është shumë e rëndësishme dhe është një përfitim praktik dhe real i besëlidhjes sonë me Zotin. Paqja e Tij nuk duhet të jetë një surprizë që vjen një herë në kaq, por një rregull i vazhdueshëm në jetën tonë...

Prit të mirën prej Zotit

Ndonjëherë, kur të kanë ndodhur gjëra që kanë qenë vetëm zhgënjyese, mund të fitosh zakonin e keq për të pritur gjithmonë e më shumë gjëra të tilla si ato që  ke kaluar.  Duke qenë se ke qenë përmes shumë telasheve, ti thjesht pret akoma më shumë telashe.  Unë kam qenë kështu, por kam zbuluar se Perëndisë nuk i pëlqen kjo mënyrë të jetuari...  

Perëndia i pari!

follow-godUnë besoj se një pjesë e jona  ka frikë, se nëse ne i japim Zotit jetët tona, atëherë nuk do të marrim atë që duam.  Por Zoti na do neve dhe Ai do që ne t’i besojmë Atij...

Mposhte frikën!

Të gjithë ne përballemi me beteja të ndryshme në jetën tonë.  Asnjëri nuk mund t’i shpëtojë problemeve dhe sfidave, që ne shpesh i quajmë “stuhitë e jetës”. Lajmi i mirë është se Zoti tanimë e di  se çfarë do të...

Lumturia!

Gjithsecili përjeton kohë frustrimi dhe stresi kur bëhet fjalë për plane apo ëndrra të parealizuara. Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne shpresojmë, është normale që të ndjehemi të zhgënjyer .  Por duhet të jemi të kujdesshëm se si ne  përballemi me këtë ndjesi, sepse kur ne...

Qetësohu dhe qesh

Ndalu një moment  dhe mendo se cila është qasja jote ndaj jetës. A po mundohesh që vetëm ta shtysh ditën tënde? Nëse je i ndershëm me veten, a mund të mbash mend  herën e fundit që ke qeshur fort?  Duhet të dish se gëzimi i Zotit mund të...
 Page 1 of 2  1  2 »