7 mënyra për të qëndruar i motivuar.

E kush nuk dëshiron që të jetë i motivuar gjithmonë. Por në përditshmërinë tonë përfundojmë duke humbur çdo motiv dhe muzë. Për këtë e ka fajin rutina që lejojmë të na përfshijmë. Por jo vetëm, ka shumë gjëra që bëjmë gabim të cilat na e fanitin gëzimin. Më poshtë do të gjeni të shkruar se çfarë duhet dhe nuk të bëni në ditët tuaja. Lexim të këndshëm.  

1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve

“Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën.” -Kofi Annan  

Shëndeti yt

Trupat tanë janë tempuj të Frymës së Shenjtë. Ndaj ne duhet të kujdesemi për to. Ky kujdes fillon që me shëndetin tonë, nga mënyra e ushqyerjes dhe deri te aktiviteti fizik. Jemi përpjekur që asnjëherë të mos e lëmë jashtë fokusit edhe këtë aspekt duke sjellë këshilla të ndryshme shëndetësore. Më poshtë do të lexosh disa të tilla. Lexim të këndshëm.  

Sekretet e familjeve të lumtura

Bruce Feiler, autore e Sekretet e familjeve të lumtura, ndan disa sugjerime për prindërimin. Prindërimi është i rëndësishëm sepse kontribuon tek e arshmja e shoqerisë për aq kohë sa vepron drejtperdrejt te fëmijët. Ne do të donim të ndanim me ju më shumë të ashtuquajtura "sekrete", për të pasur një jetë familjare të lumtur.    

10 mënyra se si të falësh edhe kur nuk dëshiron

Ne nuk e dimë se cila është gjendja jote tani por në një moment të jetës tënde, ti mund të jesh lënduar, të të kenë trajtuar padrejtësisht, ose akoma më keq mund të jesh abuzuar. Përgjigja instiktive ndaj këtyre është që të kërkosh hakmarrje ose të duash të lëndosh personin tjetër në të njëjtën formë. Por Jezusi  ishte i prerë kur na foli për mënyrën se si duhet t’i përgjigjeshim dikujt që na ofendon apo lëndon. Dhe më në fund edhe psikologjia është fokusuar te përfitimet që ka të falurit. Ndaj në këtë artikull ndajmë 10 mënyra që të mësojnë të falësh.

9 arsye përse e shmangim të vërtetën

E kemi dëgjuar të gjithë atë shprehjen “e vërteta do të të bëj të lirë”. Por nëse është kështu, atëherë përse mundohemi kaq shumë që ta shmangim atë? Ja ku janë 9 arsye se përse refuzojmë që ta dimë, ndjejmë, shohim dhe dëgjojmë të vërtetën.

 

5 mënyra se si ta vendosësh fëmijën tënd në rrugën drejt suksesit

Gjithë çfarë duan prindërit është që fëmijët e tyre të kenë rezultate të mira. Me pak fjalë të kenë sukses në shkollë, gjë që do të prijë edhe suksesin e tyre të mëvonshëm në fushat ku do të punojnë. Duke u kujtuar prindërve se fëmijët e tyre nuk do të shkëlqejnë në të gjitha lëndët do të japim disa këshilla se ti ta vendosësh fëmijën në rrugën drejt suksesit. Për këtë, duhet që t’u sigurosh një hartë dhe një dritë që t’u ndriçoj rrugën. Personat e suksesshëm nuk janë aksidentalisht aty.  Ti si prind, luan një rol të madh në drejtimin e tyre për në rrugën e duhur. Qëndroni me ne teksa ndajmë këto këshilla se si ta vendosni fëmijën në rrugën drejt suksesit.

10 të vërteta rreth fitnessit që do të të bëjnë të mendosh edhe njëherë për mënyrën e jetesës

Disa prej nesh nuk lënë gur pa kthyer për t’u siguruar se po bëjmë një jetë të shëndetshme. Por, ndonjëherë, përgjatë rrugës padashur mund të ndërrojmë drejtim në udhëtimin tonë drejt mirëqenies sepse lexojmë shumë blogje dhe libra rreth fitnessit. Kjo ndodh kur kemi nevojë për një artikull të bazuar në kërkime serioze që përmban të vërtetat e fitnessit te cilat ndihmojnë në shndërrimin e  zakoneve të jetës sonë. Është e rëndësishme të mbajmë mend se të implementosh një mënyrë të re jetese është shumë më e lehtë ta thuash se ta bësh. Gjithsesi, në momentin që ky udhëtim fillon, nuk ka më kthim pas. Dalëngadalë dhe gradualisht, do të mësosh dhe çmësosh shumë për  të kuptuar çfarë funksionon dhe çfarë jo. Në këtë artikull do të zbulojmë 10 të vërteta rreth fitnessit që do të të ndihmojnë të rimendosh disa aspekte të mënyrës tënde të jetesës.

5 këshilla për organizimin e festave në shtëpi.

Të mirëpresësh të ftuar në shtëpi mund të jetë stresuese dhe nëse nuk ke kohë, mund të të çojë deri në çmenduri. Por ja që ke premtuar se do t’i  mirëpresësh të ftuarit dhe nuk tërhiqesh dot më. Ndoshta mund të kesh qenë këto kohë  duke kërkuar për ide në internet sepse kreativiteti nuk është pjesë e jotja dhe situata është bërë shumë tensionuese. Ajo që ke organizuar mund të jetë një ftesë për një pasdite të kaluar së bashku, apo për një festë të madhe në shtëpi dhe të mikpresësh është më e vështirë nga sa e ke imagjinuar. Por gjithsesi një festë e suksesshme nuk kërkon domosdoshmërish gjëra ekstravagante dhe ti si organizatori, mund ta bësh eksperiencën më të këndshme duke planifikuar, deleguar dhe duke pushuar herë pas here. Ne do të ndajmë me ju 5 këshilla që e bëjnë shumë më të lehtë organizimin e një feste.

Rikthimi në shkollë

Gjatë verës mund të kenë ndodhur shumë ndryshime në jetën e një familjeje. Ju mund të jeni shpërngulur në një lagje, apo qytet tjetër. Fëmijëve tuaj do t’ju duhet të shkojnë në një shkollë të re. Mbase si prindër keni menduar se fëmijët duhet të shkojnë në një shkollë tjetër, ose që po kalojnë nga shkolla fillore në atë të mesme. Një sfidë e tillë na kujton se ndryshimi në jetën tonë është i vazhdueshëm. Pavarësisht nëse po ndryshojnë klasën, shkollën apo ambientin e përhershëm, është një mundësi shumë e mirë, t’u jepni fëmijëve aftësi sociale dhe emocionale që ata të lulëzojnë në përballje me sfidat e jetës. Më poshtë do të tregojmë se me çfarë përballen fëmijët dhe se si ti ndihmosh të kalojnë frikërat e fillim të ri.
 Page 3 of 14 « 1  2  3  4  5 » ...  Last »