Gëzimet e pranverës

springPas një dimri të gjatë e të ftohtë, pranvera po duket nga pak. Është koha kur ҫdo gjë ripërtërihet dhe është si të shtypësh butonin e rifillimit dhe në jetët tona, pasi ndihemi të motivuar dhe të frymëzuar. Ky është momenti i përshtatshëm për të nisur disa aktivitete që do të ushqejnë, mendjen, trupin dhe frymën dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës suaj. Disa gjëra të thjeshta mund të ndikojnë thellësisht në mënyrë pozitive në mirëqenien tuaj. Ja disa nga aktivititet që ne i quajtëm gëzimet e pranverës.

Shmang thashethemet

GossipThashethemet janë helmuese. Jo vetëm që janë të dëmshme emocionalisht për personin që është duke bërë thashetheme, por thashethemi është i dëmshëm dhe për njerëzit që marrin pjesë në atë bisedë duke e dëgjuar. Thashethemi, qoftë i vërtetë apo i rremë, nuk është një aktivitet i shëndetshëm për t’u marrë.

Le të ecim

walkingNdoshta je nga ata që e nis ditën duke ecur, ose nga ata që përgjatë gjithë ditës lëviz me makinë dhe e ecura është diçka që e bën shumë rrallë. Ndërsa lexon në vazhdim do të kuptosh se nuk mund të qëndrosh më gjatë pa e bërë ecjen pjesë të jetës tënde. Kur ne të programit Fundjavë në Radio 7, lexuam këtë material, vendosëm që programin ta regjistronim ndërsa shëtisnim në natyrë.
 Page 19 of 19  « First  ... « 15  16  17  18  19 
X