Lajmi Fundit
prev next

Zemra e adhurimit

Të qenit adhurues i Perëndisë, është thirrja më e lartë në jetën e një personi. Adhurimi vendos praninë e Perëndisë. Ai e sjell Perëndinë pranë nesh. Në frymë, Perëndia na jep dëshirën për ta adhuruar Atë. Ne duhet ta ushqejmë dhe ta ndërtojmë këtë dëshirë. Aty ku Perëndia sundon, askush nuk është më i fortë se Ai.

Ju nuk mund të përmbusheni duke adhuruar dicka tjetër, përvec Atit Perëndi. Duke komunikuar me Perëndinë, ju mund të njihni dashurinë e madhe që Ai ka për ju. Vendi ku do të adhuroni, është brenda jush. Adhurimi do t’ju vendosë në një pozicion të ri në jetën tuaj. Ky pozicion ju vë tek këmbët e Perëndisë dhe mund ta adhuroni Atë ballë për ballë.

Por si e krijon Perëndia një frymë adhurimi tek ne? Si na formon Ai, për të qenë adhurues?

Në programin e sotëm, Dan thotë: “Kjo fillon, kur ne gjunjëzohemi para Tij. Ne e adhurojmë Atin, për shkak të asaj që Jezusi bëri në kryq. Besimi tek Ai që Perëndia dërgoi, është vepra e parë e adhurimit. Kur ne e pranojmë Atë në frymë, atëherë fillojmë një jetë në adhurim. Adhurimi është qëllimi i Perëndisë. Adhurimi është e vetmja gjë që e bën njeriun, të qëndrojë i ekuilibruar dhe i shëndetshëm në jetën e tij.

Perëndia na formon si adhurues ditë pas dite. Ai e bën këtë përmes shembullit të mirë të të tjerëve. Çdo kapitull i Psalmeve është një këngë për Zotin. Ju mund t’i bëni këto fjalë, lutjen tuaj. Perëndia jeton me adhuruesit. Ai kërkon dhe gjen adhurues. Perëndia banon dhe jeton në lavdërimin e njerëzve të Tij.”

“Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë. Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli.” (Psalmi 86:12-13)

Adhurojmë Perëndinë çdo Ditë

Në ditët e sotme, fjala “adhurim” përdoret gjerësisht. Njerëzit adhurojnë paratë, karrierën dhe pronat që kanë. Ata i kanë kthyer këto gjëra në idhuj dhe përulen para tyre. Por a kanë ato aq vlerë, sa t’ia vlejë të adhurohen?

Kë duhet të adhurojmë dhe çfarë është adhurimi i vërtetë?

Në Bibël flitet shumë për adhurimin. Jezusi na thotë se adhurimi i vërtetë, është të adhurosh Perëndinë në frymë dhe në të vërtetë. Perëndia është frymë dhe ne jemi frymë. Fryma është ajo pjesë e jona që rilind, kur pranojmë Jezusin si Shpëtimtarin tonë. Perëndia na flet në frymë.

Midis të tjerash, në këtë program Dan thekson: “Ne jemi në një marrëdhënie me Perëndinë dhe duhet të shkojmë tek Ai në lutje. Perëndia kërkon ata që e adhurojnë Atë në frymë dhe në të vërtetë. A e dini se si mund të sillni paqen e Perëndisë në shtëpinë tuaj?  Këndoni këngë adhurimi dhe falenderoni Perëndinë për praninë e Tij. Ati kërkon adhurures.

Perëndia po kërkon njerëz të pastër, në mes të një brezi të papastër dhe të çoroditur. Jezusi tha se ne nuk do të adhurojmë në një mal të caktuar, apo në një ndërtesë të caktuar. Ne do të adhurojmë kudo ku jemi. Adhurimi i vërtetë është në frymë. Duhet të njohim Fjalën e Perëndisë, për të ditur se kë po adhurojmë. Jezusi na tregon çdo gjë që Perëndia thotë dhe bën. Ai është Përfaqësuesi i përsosur i Perëndisë së padukshëm. Ai meriton të lëvdohet dhe të adhurohet.”

Sot është koha, kur besimtarët në Krishtin, duhet të hapin gojën për Perëndinë. Ju duhet të adhuroni çdo ditë. Ngrini duart lart dhe adhuroni! Adhurimi i vërtetë vjen nga zemra. Bibla thotë: “Jepini Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij!” (Psalmi 29:2)

Privilegji i të qenit prind – Nga Dan Babcock

Në ditët e sotme, familja është në një betejë të fuqishme me botën. Ne jetojmë, është një kohë shumë e vështirë për të rritur fëmijë, nëse përpiqemi ta bëjmë këtë vetëm. Shqetësimi dhe frika që ndjejmë për ta, janë emocione të fuqishme dhe shpeshherë, gjendemi në rrugë pa krye.

Fuqia e Frymës së Shenjtë – Nga Dan Babcock

Fryma e Shenjtë qorton, mëson, pajis dhe fuqizon njerëzit e Perëndisë. Përmes Tij, besimtarët rriten në hir dhe përmbushin thirrjen e Perëndisë në jetën e tyre. Para se Jezusi të ngjitej në qiell, Ai u premtoi ndjekësve të Tij se do t’u dërgonte Frymën e Shenjtë. Fryma e Shenjtë do të ishte gjithmonë me ta dhe do t’i ngushëllonte e do t’i këshillonte.
X