Kush shikon?

  A ke bërë ndonjëherë diçka gabim kur ke qenë vetëm? U ndjeve i çliruar kur nuk të kapën? Ndonjëherë mund të mëkatosh dhe askush nuk e merr vesh. Por Perëndia di gjithçka që ke bërë; Ai e njeh zemrën tënde. Ai të do dhe dëshiron që t’i bindesh Atij me dashuri dhe ta nderosh Atë e Fjalën e Tij. Kur ti mendon se askush nuk po të sheh, bëj atë që është e drejtë. Kjo është po aq e rëndësishme sa herët e tjera.

Në mendjen dhe zemrën tënde

  Çfarë është më e lehtë për ty që të kuptosh,  diçka që e mëson përmendësh apo diçka që e lexon vetëm një a dy herë? Nëse i mëson përmendësh vargjet biblike dhe e kujton Fjalën e Perëndisë, ajo do të zërë rrënjë në zemrën dhe jetën tënde. Ka për qenë atje kur ti të kesh nevojë për të. Duhet kohë dhe punë për ta mësuar, por çdo përpjekje ia vlen për ta vendosur Fjalën e Perëndisë në zemrën tënde.

Askush nuk është i përsosur

  Po ti e meriton parajsën? Askush që gënjen, që nuk bindet, që mashtron, që bën thashetheme apo mëkate të tjera, nuk lejohet në parajsë. E lexove pasazhin e ditës së sotme në Bibël? Një nga personat e përshkuar aty, bëri shumë vepra të mira; tjetri kërkoi mëshirën e Perëndisë. Jezusi tha se ai që kërkoi mëshirë u shpëtua; nuk u shpëtua ai që mendonte se ishte i mirë për shkak të veprave të mira që kishte bërë. Po ti si cili prej tyre je? Pranoje mëkatin tënd dhe kërkoji Jezusit të të falë dhe të të shpëtojë.

Gënjeshtrat për aligatorin

  Po ti tundohesh që të thuash gënjeshtra me qëllim që të tjerë të të admirojnë? A tundohesh për të dalë nga një situatë e pakëndshme duke mos thënë të vërtetën? Vargu i ditës së sotme tregon pasojat e rënda dhe të menjëhershme të gënjeshtrës. Edhe kur pasojat e gënjeshtrës nuk duket shumë të rënda, prapë gënjeshtra të lëndon dhe shkatërron besimin që të tjerët kanë në ty. Nga ta dinë ata se ti po thua të vërtetën nëse ke gënjyer në të shkuarën? E vërteta, e thënë dhe e vënë në zbatim, është gjithnjë mënyra më e mirë për të jetuar. Këtë kërkon Perëndia nga ty.    

Reagimi i gabuar

  Kur ti ke ndarë ungjillin, a ka reaguar ndonjë i zemëruar? Si je përgjigjur? Mos reago i shkurajuar dhe i zemëruar. Në vend të kësaj, vazhdo të tregosh dashuri dhe miqësi ndaj atij që ka nevojë për Zotin. Apostulli Pal e krahasoi ungjillëzimin me mbjelljen e farës. Është puna jote që të mbjellësh farën e ungjillit. Perëndia kërkon që të jesh besnik në ndarjen e ungjillit dhe ti kaq mund të bësh. Perëndia është Ai që “rrit”, duke bërë që fara të zhvillohet dhe duke punuar në zemrat e njerëzve për t’i afruar ata pranë Tij.  

Thyerja e gishtit të madh të dorës

  Mendon se nuk je i dobishëm apo në gjendje t’i shërbesh Perëndisë? Nëse është kështu, atëherë gabohesh. Gjërat që bën mund të duket të vogla, por të tregosh dashurinë e Perëndisë duke i ndihmuar të tjerët është një mënyrë e rëndësishme për t’i shërbyer Atij. A mund të kositësh barin në oborr, të mbledhësh gjethet, të pastrosh dëborën ose të kryesh porosi për një person? A mund të kalosh pak kohë me një fëmijë që ka nevojë për një mik? A mund të bësh një kartolinë për të inkurajuar një të afërm, një mik ose një fqinj? Mendo për diçka që mund të bësh dhe më pas ta praktikosh sot. Ti je i rëndësishëm në familjen e Perëndisë.    

Mbetjet e ushqimeve

    A i jep Perëndisë më të mirën tënde? A i jep Atij të parit? Para se të shpenzosh për veten tënde, a e vendos mënjanë një pjesë të caktuar të parave të tua? Apo fillimisht blen atë që dëshiron? A kalon kohë me Perëndinë vetëm atëherë kur të mbetet pak nga koha në fund të ditës? A ofron energjinë që të ka mbetur për të ndihmuar dikë vetëm pasi ke bërë gjërat që të pëlqejnë? Perëndia i tha popullit të Tij të sillte frutat e para” dhe t’i jepte Atij të parit. Ai këtë kërkon edhe nga ty.

Një uniformë e pastër

  A ka qenë e vështirë për ty të falësh dikë? Kjo është normale. Nuk është e lehtë t’i falësh të tjerët, veçanërisht kur e përsërisin atë gjë që ty të lëndon. Por sidoqoftë, Jezusi dëshiron që ta bëjmë këtë. Ashtu siç thotë vargu i ditës së sotme, ti duhet të falësh sikundër edhe Jezusi fal. Kur kujton sesa shpesh bën gabime dhe Ai të fal, është më e lehtë t’i falësh ata që të lëndojnë. Kërkoji Perëndisë të të japë dëshirën dhe forcën për t’iu bindur urdhërimit të Tij në lidhje me faljen.  

Mjete të mprehta

  Po ti po e përdor shpatën tënde, Biblën? Hape Biblën dhe lexoje çdo ditë. Mendo për atë që Perëndia thotë dhe për mënyrën se si gjen zbatim në jetën tënde. A të kujton Ai se duhet t’i besosh Atij në situata të vështira? A po të inkurajon të jesh i dobishëm në shtëpi? T’i rezistosh një mëkati të caktuar? Të ftosh dikë në shkollën e së dielës? Po të siguron Perëndia se do të jetë gjithnjë me ty? Ti do të kuptosh se Ai të jep gjithçka që ke nevojë për të jetuar për Të, për ta mbrojtur veten nga tundimi dhe për të fituar të tjerët për Jezusin.      

Miq të Perëndisë

  Po rritesh në miqësinë me Perëndinë? Ai thotë se miqtë e Tij i zbatojnë urdhrat e Tij, ndaj sigurohu që të marrësh pak kohë për të mësuar se çfarë e kënaq Atë. Miqësia e Perëndisë do të ndikojë në gjërat që ti çmon, në mënyrën se si i trajton njerëzit dhe se si i shpenzon kohën dhe paratë e tua. Lejo që ajo që bën çdo ditë me jetën tënde të pasqyrojë faktin që je mik me Perëndinë.      
 Page 5 of 16  « First  ... « 3  4  5  6  7 » ...  Last »