Bëj kujdes!

  A tregohesh i kujdesshëm që të qëndrosh larg mëkatit? Bibla thotë që një njeri i matur (i urtë ose i zgjuar) e shikon rrezikun dhe e shmang atë, por një i marrë vazhdon në të dhe vuan pasojat. Cili prej tyre je ti? Bëhu i matur. Shmangi vendet ku tundohesh për të bërë gabime, dhe kalo kohë me njerëzit që e nderojnë Perëndinë dhe parimet e Tij. Kurdoherë që tundohesh, ndalo dhe mendo për atë që Perëndia dëshiron që të bësh.  

Si babai

  Po ti kë imiton? Ndonjë prind? Ndonjë mësues? Ndonjë sportist të famshëm? Apo je duke mësuar si të imitosh Jezusin? Fëmijët dhe të rriturit gjithashtu, shpesh imitojnë njerëz të ndryshëm. Kjo nuk është diçka e gabuar nëse këta njerëz po e nderojnë Perëndinë. Por mos e kufizo veten duke i imituar ata. Sigurohu që Jezusi të jetë shembulli kryesor që ti ndjek. Për të kuptuar se si do të sillej Ai dhe se çfarë do të thoshte, studio Fjalën e Perëndisë. Më pas, përpiqu të mendosh se çfarë do të bënte Jezusi nëse do të ishte në vendin tënd, në çfarëdolloj situate. Imitoje Atë.    

Ka shpërblim?

  A të duket sikur të tjerët përfitojnë duke bërë atë që është e gabuar? A njeh fëmijë të cilët nuk ndëshkohen që kopjojnë, që vjedhin ose që gënjejnë? Në të vërtetë, ata nuk do të mbesin pa marrë atë që meritojnë. Duket sikur shpëtojnë për një kohë të shkurtër, por Perëndia e di se çfarë po ndodh, dhe Ai thotë të besojmë në Të. Vazhdo të bësh atë që mendon se është e drejtë. Ai do të të shpërblejë për atë gjë.    

Ti i pari

  A je i gatshëm të ndryshosh për të mos qenë më i pari? A je i gatshëm që ndonjëherë t’i lejosh të tjerët të marrin gjërat më të mëdha dhe më të mira? Në vargun e ditës së sotme, Perëndia na paralajmëron për “lartësimin” e vetes, duke menduar se jemi më të mirët dhe duke e vendosur veten të parët. Ai thotë se për të qenë i pari, duhet të jesh një shërbëtor. Ndaj, vendose Perëndinë të parin mbi gjithçka, dhe më pas, frazën “Ti i pari, jo unë!” bëje moton tënde.    

Plak dhe i nderuar

  Po ti i nderon prindërit e tu? Kjo përfshin bindjen ndaj tyre dhe të folurit mirë për ta; përfshin ndihmën që i japim kur ata kanë nevojë. A tregon respekt për gjyshërit? Po për të gjithë të moshuarit? Ndiq udhëzimet e Perëndisë në lidhje me këtë. Mëso të tregosh respekt dhe dashuri ndërsa je i ri. Trajtoji të moshuarit ashtu si ti do të doje të të trajtonin kur të plakesh vetë.    

Një zemër e re

  Po ti e ke Jezusin në zemrën tënde? Në Bibël, shpesh fjala “zemër” i referohet qenies të brendshme, atij që jeton edhe pasi trupi vdes. Bëhet fjalë për shpirtin, pjesën ku ndodhen mendimet dhe ndjenjat e tua, dhe ai ka nevojë të shpëtohet nga mëkati. A i ke kërkuar Jezusit të t’i lajë ato mëkate dhe të kontrollojë jetën tënde? Nëse jo, bëje sot këtë.    

Një krahasim më i mirë

  Me kë i krahason sjelljet e tua? A e krahason veten me fëmijët e tjerë, duke menduar: “Unë nuk jam aq i keq sa ata.”? Mos harro, çdo mëkat e trishton Perëndinë... madje edhe ato gjëra që njerëzit mendojnë se janë mëkate të vogla. Perëndia nuk thotë: “Ji i mirë si miqtë ose fqinjët e tu.”. Ai thotë të jesh si Jezusi në gjithçka që bën. Për këtë ti ke nevojë që vazhdimisht t’i dorëzohesh Perëndisë dhe të besosh se Ai do të të bëjë ashtu siç duhet të jesh.  

Dashuri apo tolerancë

  A njeh fëmijë që besojnë diçka që është ndryshe nga ajo që thotë Bibla? A iu ke treguar ndonjëherë se çfarë besojnë ata? Shumë njerëz tregohen të sinqertë për besimet e tyre. Ata mund të jenë njerëz të sjellshëm dhe të dashur. Në fakt, shumë besime pretendojnë se të jesh njeri i mirë dhe të bësh vepra të mira mjafton. Por Perëndia nuk e toleron besimin e krijuar nga vetë njeriu; as ti nuk duhet ta bësh. Tregoju atyre që besojnë gjëra të gabuar, që nuk je dakord me ta dhe me dashuri folu për Perëndinë dhe dashurinë e Tij të madhe që ka për ta.  

Misioni i fshehtë

        Me kë i krahason sjelljet e tua? A e krahason veten me fëmijët e tjerë, duke menduar: “Unë nuk jam aq i keq sa ata.”? Mos harro, çdo mëkat e trishton Perëndinë... madje edhe ato gjëra që njerëzit mendojnë se janë mëkate të vogla. Perëndia nuk thotë: “Ji i mirë si miqtë ose fqinjët e tu.”. Ai thotë të jesh si Jezusi në gjithçka që bën. Për këtë ti ke nevojë që vazhdimisht t’i dorëzohesh Perëndisë dhe të besosh se Ai do të të bëjë ashtu siç duhet të jesh.  

Goja e papastër

  A lutesh dhe adhuron gjithmonë me një buzë të pastra? Sigurohu që fillimisht të kërkosh falje sa herë që zemra jote ndotet nga fjalët e gabuara. Mos i lejo mëkatet e zemërimit, kritikës, thashethemit ose mburrjes të ndotin buzët e tua. Rrëfeja Zotit mëkatin dhe me ndihmën e Tij, mos e përsërit më. Më pas mund të lutesh dhe t’i këndosh lavde Atij me një gojë të pastër
 Page 4 of 16  « First  ... « 2  3  4  5  6 » ...  Last »