Nusja

  Po ti do të ishe gati nëse Jezusi do të kthehej sot? A po bën një jetë të pastër? A e kënaqin Jezusin mendimet dhe sjelljet e tua? A do të ishe i gëzuar nëse Ai do të vinte dhe do të gjente në një nga vendet ku ti shkon? Mos harro, Jezusi do të kthehet sërish. Ai mund të kthehet sot! Jeto duke e besuar këtë.    

Shoferja

  Po ti a i beson Perëndisë, dhe a e pranon mënyrën se si Ai e drejton jetën tënde? Ai e di cila është rruga më e mirë për të udhëtuar në shtegun e jetës. Ti nuk e di ku janë kthesat ose se çfarë të pret në kthesën e radhës, por Ai e di. Ai e di se me çfarë vështirësish dhe kënaqësish do të përballësh. Beso që Ai do të të ndihmojë mes tyre.      

Peshku i madh

  A e dije që të gjithë mund të quhen fqinjët e tu? Çfarë lloj fqinji je ti? A je nga ata që janë gati të ofrojnë ndihmën e tyre sa herë që nevojitet? Nuk është gjithmonë e lehtë t’i ndihmosh të tjerët, dhe mund të të kushtojë diçka. Por kur ti sillesh në mënyrë miqësore për hir të Jezusit, do të kuptosh se ia vlen, sado që të kushtojë. Madje mund të jetë diçka që do ta nxisë tjetrin të kërkojë që të njohë Zotin.      

Pa parë pas

  A e kthen shpesh kokën pas nga gjërat që dikur të pëlqenin? A të duken argëtuese ato aktivitete të së shkuarës? A duan miqtë e tu që të bësh gjëra që nuk do t’i jepnin kënaqësi Zotit? Mund të jetë e nevojshme që t’i zëvendësosh disa nga miqësitë e vjetra me miqësi të reja. Miqtë e tu të ngushtë duhet të jenë fëmijë që janë të krishterë. Në vend që ta kthesh kokën pas nga zakonet dhe miqtë e vjetër, ktheji sytë nga Fjala e Perëndisë, Bibla. Kërkoji Perëndisë që të ndihmojë të kuptosh se çfarë dëshiron Ai që të bësh. Ai do të të japë gëzim ndërsa e ndjek Atë tek të drejton.      

Shiko nga lart

  A ishte dita e sotme një ditë e zakonshme dhe normale për ty? Një ditë pa probleme të mëdha dhe pa ndonjë ndodhi të pazakontë? U kujtove që ende ke nevojë për Perëndinë? U lute dhe meditove mbi mënyrën se si Perëndia dëshiron që ta jetosh jetën tënde çdo ditë, apo i more për të mirëqena gjërat e zakonshme? Ji mirënjohës për to dhe mos harro t’i kërkosh Perëndisë të të drejtojë në jetën tënde të përditshme, si në ditët e zakonshme edhe në ato të vështira.      

Premtimi është premtim

  Në vargun tonë kyç, fjala “zotim” do të thotë “premtim”.  Vargu thotë se është më mirë të mos thuash se do ta bësh diçka sesa të thuash se do ta bësh dhe të mos e mbash fjalën. A tregon kujdes që të bësh vetëm ato premtime që je në gjendje t’i mbash? Gjithnjë sigurohu që mund ta bësh atë që thua se do të bësh. Kjo është një nga mënyrat e thjeshta me anë të së cilës mund ta nderosh Perëndinë.      

Ti i pari

  A je i gatshëm të ndryshosh për të mos qenë më i pari? A je i gatshëm që ndonjëherë t’i lejosh të tjerët të marrin gjërat më të mëdha dhe më të mira? Në vargun e ditës së sotme, Perëndia na paralajmëron për “lartësimin” e vetes, duke menduar se jemi më të mirët dhe duke e vendosur veten të parët. Ai thotë se për të qenë i pari, duhet të jesh një shërbëtor. Ndaj, vendose Perëndinë të parin mbi gjithçka, dhe më pas, frazën “Ti i pari, jo unë!” bëje moton tënde.      

Përkujdesja sistematike është e nevojshme

  Po ti e lexon çdo ditë Biblën tënde? E harron ndonjëherë, apo e lë pas dore edhe kur kujtohesh për të? Kur kjo ndodh, përpiqesh të lexosh shpejt për të mos mbetur pas apo lexon shumë brenda një kohe të shkurtër? Kjo nuk është shumë e dobishme. Bibla të jep ushqim frymëror. Nëse dëshiron të rritesh në jetën tënde të krishterë, përgatit një program për ta lexuar Biblën rregullisht. Lexoje, mendo për atë që thuhet në të, dhe ndiqi mësimet e saj.      

Afishja paralajmëruese

  Po ti a je i sigurt që do të shkosh në parajsë kur të vdesësh? Ti mund të jesh i vogël, por vdekja mund t’iu afrohet njerëzve në çdo kohë. Ku do të jesh pas kësaj? Bibla thotë se je mëkatar dhe që mund të shkosh në parajsë vetëm duke besuar tek Jezusi. Kërkoji Atij të bëhet Zoti dhe Shpëtimtari yt. Falënderoje Zotin që të tregon se si mund ta dish me siguri që do ta takosh Atë në parajsë.  

Më fort se fjalët

Cila është ajo gjë që të pëlqen me të vërtetë shumë? Mos është një kafshë, një sport i caktuar apo një hobi? Mbase miqtë e tu e dinë se çfarë të pëlqen sepse ti e kalon një pjesë të kohës duke lexuar për të, duke parë ose duke luajtur një lojë të caktuar, ose duke folur për atë që të intereson. E dinë këta njerëz që ti gjithashtu je i krishterë, duke e treguar këtë me sjelljen, me atë që lexon dhe me mënyrën se si e kalon kohën? Një thënie e vjetër thotë: “Veprat flasin më fortë se fjalët.”. Është e vërtetë! Bëj diçka sot për të treguar besimin tënd tek Perëndia.      
 Page 3 of 16 « 1  2  3  4  5 » ...  Last »